Kanë kaluar tashmë 18 vjet por ata nuk kanë dashur të bëjnë kurrë të bujshme ditën e dasmës së tyre. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi i kanë thënë “PO” njëri tjetrit në tetor 1998 një një bashki të drejtuar nga kryedemokrati Albert Brojka. Atëherë Meta ishte zv/kryeministër socialist në qeverinë Majko, ndërsa Monika kryetare e FRESH-it.
E çuditshme ishte se dëshmitari tjetër përpos ambasadorit zvicerian në Tiranë ishte Erion Braçe.
Pjesmarrës i vetëm në ceremoni qe dhe ish këshilltari i Metës dhe më pas Ministri i Ekonomisë Mustafa Muçi.
Siper Meta duke hedhur firmen e celebrimit. Ne mes majtas ambasadori zviceran ne Tirane ndersa djathtas Muçi dhe Braçe deshmitar. Fotoja tek, Meta duke dale si i martuar nga dera e gjendjes civile…/Lapsi.al/