“1 herë MAT”, çeli siparin vetëm një javë më parë në “E Diell”, në TCH. Në drejtimin e gazetarit Ervin Kurti në bashkëpunim me dedektiven e njohur Shkënda Lili, ka nisur investigimi i tradhtive. Në javën e parë ishte historia e një çifti ku bashkëshortja dyshonte se i shoqi e tradhtonte me shoqen e saj. Nga investigimi, dyshimet e qytetares u vërtetuan. Këtë javë situata është edhe më delikate. Një grua e cila ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë nga kanceri dyshon për tradhti dhe vendos ta ndjekë çështjen deri në fund.Gjatë bisedës me Shkëndën ajo zbulon se tradhtia është e përsëritur, ndërsa në fund rezulton se është një tradhti që vazhdon. Në fund ajo përballet me bashkëshortin dhe të dashurën e tij. Çfarë ndodh në fund të investigimit? Ajo vendos të ndahet nga ai.








