Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez po përgatiten për një pushim luksoz në Ibiza, në jahtin e tyre privat.
Për këtë udhëtim, ata kanë angazhuar një kuzhiniere private, duke ofruar për shërbimin e saj një pagesë të majme.
Kuzhinierja e zgjedhur është Marta Garcia Bou, një influencuese e njohur në rrjetet sociale me emrin Boukie. Sipas Martës, ishte Georgina ajo që e kontaktoi direkt përmes Instagramit, duke e ftuar të jetë kuzhinierja e tyre personale në jaht. Marta do të përgatisë ushqime ekskluzive për Ronaldon dhe Georginën. Ajo tha se për vetëm një javë pune do të paguhet më shumë se një milion euro.








