Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!   09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka 09/12/2025
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën 09/12/2025
Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg!  09/12/2025
“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij 09/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

1 natë sa 1000 muaj! Çfarë duhet të dini e të bëni në Natën e Kadrit

26/03/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
1 natë sa 1000 muaj! Çfarë duhet të dini e të bëni në Natën e Kadrit

Nata e Kadrit njihet si nata kur Kurani zbriti në tokë. Agjërimi i kësaj dite vlen sa 1000 muaj ose afërsisht 84 vite. E veçanta e kësaj nate qëndron në zbritjen e fjalës së Zotit përmes profetit Muhamed për mbarë njerëzimin.





Nata e Kadrit është një natë shumë e veçantë për besimtarët myslimanë. Lutjet dhe falja në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe mirësitë e vitit të ardhshëm.

Është bërë traditë tashmë që në këtë ditë nuk agjërojnë vetëm praktikuesit e fesë islame, por edhe njerëz të tjerë në të gjitha vendet e botës.


Është edhe një natë e begatë dhe me shumë mirësi. Përfitimet e saj janë të shumëfishta. Në këtë natë vendoset rrisku, begatia dhe mirësitë mbi tokë. Nisur nga sot mbrëmja e deri në të njëjtën natë të vitit të ardhshëm, emërtohen çështjet e njeriut mbi tokë. Është një natë që ka më pak vuajtje në të gjithë botën. Është një natë me pozitë të veçantë për mrekullitë dhe mirësitë që përmban.

Thuhet se në Natën e Kadrit u njoftohet engjëjve ajo që do të ndodhë vitin e ardhshëm.

U quajt Kadr, sepse kjo është një natë e lartë tek i Madhi Zot dhe se në të falen gjynahet më së shumti dhe mbulohen të këqijat, pra kjo është natë e Magfiretit-mëshirës.

Dijetarët islamë e quajtën “festë ndër më të respektuarat, natë e paqes, e mirësisë së përgjithshme, e shpërblimit të pashembullt”.

Njëra prej madhështive të kësaj nate është edhe hapja e dyerve të qiejve për të pranuar lutjet e atyre që i drejtohen Zotit të tyre për t’u zgjidhur hallet, për t’u larguar vështirësitë dhe për t’u sjellë gëzim.

A është e përcaktuar nata e Kadrit?

Pavarësisht rëndësisë së saj, është i njohur fakti se Nata e Kadrit nuk është saktësisht e përcaktuar. Opinionet e dijetarëve në lidhje me të kanë qenë të shumta, por ekziston një konsensus i përgjithshëm, sipas së cilit Nata e Kadrit gjendet në një nga dhjetë netët e fundit të Ramazanit dhe me shumë mundësi në një nga dhjetët netët teke të tij.

Çfarë duhet të bëjë një besimtar Natën e Kadrit?

Të bëjë sa më shumë dua (lutje).

Të pendohet për mëkatet dhe të kërkojë mëshirë nga i Madhi Zot.

Të shtojë të përmendurit dhe të madhëruarit e Allahut dhe falënderimet.

Të bëjë salavat, përmendje për pejgamberin.

Të japë lëmoshë sa të ketë mundësi.

Të ruhet nga mëkatet e gjymtyrëve duarve, këmbëve, syrit, veshit, etj.

Të falë namaz vullnetar dhe namazin e natës më tepër se zakonisht.

Nata e Kadrit është një natë faljeje e shpërblimi, mirësie begatie, s’ka si të mos vlejë sa njëmijë muaj.

Ji falënderues që e arrite edhe këtë vit këtë natë të begatë, Kadër.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  
Breaking News

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  

09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka
Breaking News

Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka

09/12/2025
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën
Breaking News

Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën

09/12/2025
Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg! 
Breaking News

Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg! 

09/12/2025
“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij
Breaking News

“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij

09/12/2025
Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“!
Breaking News

Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“!

09/12/2025
Next Post
“Vdes për skema”, Valbona rrëfen të vërtetën e marrëdhënies me Jozin!

“Vdes për skema”, Valbona rrëfen të vërtetën e marrëdhënies me Jozin!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera