Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

1 Qershor, kur të gjithë fëmijët janë një luledielli

01/06/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
1 Qershor, kur të gjithë fëmijët janë një luledielli

Sa herë që vjen, 1 Qershori na sjell dhe na përfshin në harenë e fëmijëve, e lojrave, muzikës, e festës së tyre. Eshtë dita kur ata i gjen kudo në rrugë, lulishte e parqe lojrash, të bërë tok, duke e zbukuruar kështu qytetin më shumë se kurrë më parë. Por jo të gjithë e kanë këtë mundësi, të vrapojnë e të luajnë me furi.





Në një kënd të Tiranës, shumë fëmijë, të moshave të ndryshme, në këtë 1 Qershor s’mund të dilnin jashtë mureve të një spitali. Ndaj festa për ta duhet të ndodhte pikërisht atje, tek shërbimi i onko-hematologjisë pediatrike, pranë QSUT-së, ku janë të shtruar e kurohen fëmijët me sëmundjet e gjakut.

Fushata “Ti je një luledielli” nisur pak kohë më parë, me qëllimin për t’ju ardhur në ndihmë këtyrë fëmijëve, sot mbërriti pikërisht atje, për të përmbushur misionin e saj me sukses duke pajisur Spitalin Pediatrik me aparatura te reja që do ju vinë në ndihmë këtyre fëmijëve.


‘Vodafone Albania’, një nga kompanitë e para që iu bashkua kësaj nisme përmes blerjes së 683 bluzave me logon “Ti je një luledielli”, iu bashkua sot fushatës edhe përmes ‘Fondacionit Vodafone Albania’, i cili bëri të mundur blerjen e një apature për eko kardiake, të teknologjisë më të fundit për shërbimin e onko-hematologjisë pediatrike.

Në fjalën e tij z. Mare u shpreh se: “Në një ditë si kjo e 1 Qershorit fëmijët duhet vetëm të gëzojnë e të festojnë. Jam shume i lumtur që ideja e një personi u kthye në një frymëzim për të gjithë ne. Jemi të ndërgjegjshëm që aparatura e Ekos apo dhe paisjet e tjera që ne sjellim sot për këtë spital nuk janë shpëtimi i vetëm, por janë gjithsesi një ndihmë e madhe që mbi të gjitha po jepet me gjithë zemër. Dëshiroj ta përgëzoj edhe një herë Albanën që e nisi këtë fushatë, misioni i së ciles nuk mund të na linte indifferent dhe sëbashku beme më shumë dhe jam i bindur që së bashku do bëjmë akoma më shumë në të ardhmen”

Në një ceremoni festive të organizuar për këtë rast pranë Pediatrisë së Tiranës, Iniciatorja e fushatës “Ti je një luledielli”, Albana Osmani ndau me të pranishmit momentet më të bukura, angazhimin dhe emocionin e realizimit të misionit që me aq pasion ajo dhe shumë vullnetarë arritën ta kurorzojnë sot në ditën e fëmijëve edhe me një kontribut tjetër nga kompania ‘Vodafone Albania’.

“Ti je nje luledielli” fushata e cila mblodhi rreth vetes të gjithe shqiptarët brenda dhe jashtë vendit ishte një histori suksesi i padiskutueshem, ku edhe një herë vertetoi që pasioni dhe angazhimi mund të ndryshojnë jetën e njerezve, qoftë edhe me blerjen e një bluze.

Tags: 1 qershorAlbana Osmaniti je nje luledielliVodafone Albania
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York
Breaking News

Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York

05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Next Post
Damiano i ‘Big Brother’ pranë këngëtares së njohur: Projekte të reja së shpejti

Damiano i ‘Big Brother’ pranë këngëtares së njohur: Projekte të reja së shpejti








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera