Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dikur “mashkulli më seksi”, sot nuk njihet më: Ç’po ndodh me Bradley Cooper? 08/01/2026
“Jam gjykuar”, Zaimina Vasjari flet si rrallëherë për marrëdhënien me partnerin! 08/01/2026
Nga shkrirja e fillera-ve te natyralja, Xheneta surprizon me look-un e ri! 08/01/2026
Kush e priste? Roberti dhe Nora kapen bashkë në një udhëtim për herë të parë pas divorcit 08/01/2026
Fjolla Morina bën reagimin e pazakontë pas daljes nga BBVK 08/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

10 arsye pse duhet të jesh te koncerti i “Divave” (dhe në radhë të parë)

15/05/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
10 arsye pse duhet të jesh te koncerti i “Divave” (dhe në radhë të parë)

Në një kohë kur muzika komerciale gjen çdo shteg e udhë të mbërrijë te ne deri pothuaj edhe me përdhunë, ajo që na mungon më së shumti është muzika e mirë. Pa dashur të gjykojmë këngëtarët që kanë të drejtën e tyre të zgjedhin se cilën rrugë do të ndjekin për karrierën e tyre, duket shpesh sikur, komercializmi i ka marrë gjithë hapësirën cilësisë. Ajo që na mbetet është të “formojmë” klube të vogla që mbajnë gjallë cilësinë e artin e mirë, përkundër gjithë mundësive që u janë dhënë atyre që kanë zgjedhur rrugën e lehtë. Një “tralala” fiksohet më lehtë se një këngë e mirë, një tekst pa tekst mund të ngjisë më mirë se sa një poezi e mirëfilltë, por me kalimin e kohës, e sigurtë është se të gjithë do duam më shumë të këndojmë një Leonard Cohen, se çdo “tralala” anonim të kohës së tij. Dhe ja, ku vjen edhe një koncert i muzikës së mirë. “Diva Show” me 16 maj në Pallatin e Kongreseve ngjit së bashku në skenë Irma Libohovën, Rovena Dilon, Eneda Tarifën dhe Besa Kokëdhimën; nën kujdesin e një dore të padukshme në pamje të parë, por që i hedh tisin e vet të magjisë çdo kënge, si Elton Deda. Ka 10 arsye pse duhet ndjekur madje nga radha e parë koncerti “Diva” (P.S. Nëse ende gjeni bileta, e nuk do t’u duhet ta shihni nga dritaret).





1- Është një koncert për këdo që e ka marrë malli për muzikë të mirë! Për këdo që e ka marrë malli të dëgjojë tinguj dhe zëra që jehojnë në kokë edhe pasi ikën prej aty, jo se të lodhin, por se të shijojnë siç shijohet një mbrëmje me muzikë të mirë, me ëndrra të mira. Për këdo që e ka marrë malli të dëgjojë një koncert për të cilin nuk i vjen turp të flasë, sepse është koncert vlerash-divash.

2- Për këdo që e ka marrë malli për një sallë të madhe, ku njerëz si ty, ndjejnë si ty e disi mendojnë si ty, që shijojnë si ty, atë artin që të mbush shpirtin e të kënaq dhe syrin.


3- Për këdo që do të dëgjojë muzikë, pa parë doemos trupa të zhveshur (me të cilët nuk kemi asgjë kundra kur shkojmë në plazh). Për këdo që do të dëgjojë tekste që frymëzojnë, tinguj që frymëzojnë nga zëra që shkojnë deri në fund të sallës dhe rikthehen po aq të fuqishëm.

4- “Divat” sjell një copëz të historisë së muzikës shqipe. Janë këngët që dikur kur i shihnim e dëgjonim në TVSH e ekrane të tjera private i shkruanim me vrap tekstet që t’i mësonim përmendësh, sepse ishte koha kur nuk klikoje dot në google për lyrics.

5- Arsyeja e pestë, për të dëgjuar këngën “Ante” dhe të rifillojmë ta duam atdheun, që të “Dorëzohemi” dhe të kujtojmë se si “Për një çast më ndali zemra”.

6-Është një koncert ku të kënaq Irma Libohova kur thotë “Kush ka vajza”, kur këndon “Herë më flet, herë nuk më flet” a “Nuk është lodër dashuria” dhe në fund të koncertit biem dakord që të çohemi në këmbë për Irmën që di të jetë këngëtare e njeri.

7- Koncerti “Divat”, na bën të kujtojmë “Pragun e vegjëlisë” a “Engjëjt që nuk vrasin njësoj” e mandej mbush sallën me këngën “Me veten” të Eneda Tarifës sepse të mëson të mos jesh vetëm edhe kur je vetëm.

8- Arsyeja e tetë, janë edhe performancat që do i shoqërojnë këngët: një koreografi e plotë që nis e mbaron me koncertin, si një ide e tërë e shpërndarë në pjesë që iu vishen këngëve, pa u marrë skenën.

9- Ka breza dhe hite. Secila më vete e të katër “Divat” së bashku, sjellin jo vetëm kujtimet më të bukura të disa brezave por edhe hitet më të mira që kanë kënduar duke sjellë së bashku një buqetë të madhe këngësh të bukur e të përzgjedhura që na kanë çuar zemrat peshë.

10- Ata që kanë provat mezi po e presin! Veç këngëve që u përmendën, ka edhe këngë që ende nuk i dimë që do këndohen, mbase edhe së dyti e së treti, siç ndodh në koncerte të mëdha, e në netë të gjata si mbrëmja e 16 majit në Pallatin e Kongreseve./revistawho.com

Tags: arsyet pse duhet te jeni atykoncerti Divat
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dikur “mashkulli më seksi”, sot nuk njihet më: Ç’po ndodh me Bradley Cooper?
Breaking News

Dikur “mashkulli më seksi”, sot nuk njihet më: Ç’po ndodh me Bradley Cooper?

08/01/2026
“Jam gjykuar”, Zaimina Vasjari flet si rrallëherë për marrëdhënien me partnerin!
Breaking News

“Jam gjykuar”, Zaimina Vasjari flet si rrallëherë për marrëdhënien me partnerin!

08/01/2026
Nga shkrirja e fillera-ve te natyralja, Xheneta surprizon me look-un e ri!
Breaking News

Nga shkrirja e fillera-ve te natyralja, Xheneta surprizon me look-un e ri!

08/01/2026
Kush e priste? Roberti dhe Nora kapen bashkë në një udhëtim për herë të parë pas divorcit
Breaking News

Kush e priste? Roberti dhe Nora kapen bashkë në një udhëtim për herë të parë pas divorcit

08/01/2026
Fjolla Morina bën reagimin e pazakontë pas daljes nga BBVK
Breaking News

Fjolla Morina bën reagimin e pazakontë pas daljes nga BBVK

08/01/2026
Rrjetet sociale kthejnë veshjen e Maduro-s në trend global!
Breaking News

Rrjetet sociale kthejnë veshjen e Maduro-s në trend global!

08/01/2026
Next Post
Marcela Lati zbulon detajet e sfilatës më të rëndësishme të vitit, ‘Geraldina Sposa’ ju dedikohet nuseve të saj

Marcela Lati zbulon detajet e sfilatës më të rëndësishme të vitit, ‘Geraldina Sposa’ ju dedikohet nuseve të saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera