Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por… 13/12/2025
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen! 12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot 12/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)!  12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

10 ÇIFTET E FAMSHME QË THYEN MITIN “SE DASHURIA E PARË NUK I REZISTON KOHËS” (FOTOT)

22/09/2016
in Jetë
Reading Time: 4 mins read
A A
10 ÇIFTET E FAMSHME QË THYEN MITIN “SE DASHURIA E PARË NUK I REZISTON KOHËS” (FOTOT)

Ata e kanë pëlqyer njëri- tjetrin qysh në moshë fare të re, përgjatë studimeve në lice apo universitet. Fotot më poshtë do t’ju tregojnë se cilët janë 10 çiftet e famshme që hodhën poshtë “mitin e lidhjes së parë” dhe vërtetuan se dashuria e vërtetë mund të zgjasë gjithë jetën.





6772360-collage1-1474254169-650-b3ffacdcaf-1474459695

Kate Middleton dhe Prince William


Kate dhe William u takuan në vitin 2002 në St. Andrews University në Skoci. Ata u martuan në vitin 2011 duke lënë pas gjithë thashethemet që qarkulluan aso kohe dhe tashmë kanë 2 fëmijë.

6772460-collage-1474253900-650-e419730205-1474459695

Samuel L. Jackson dhe LaTanya Richardson

Ata që të dy, janë aktorë të famshëm dhe u takuan për herë të parë në Atlanta në vitet 60. Ishin studentë në dy universitete afër me njëri-tjetrin. Çifti filloi të dalë së bashku në vitin 1974 dhe u martuan 6 vite më vonë duke numëruar sot plot 42 vite dashuri.

6772210-collage3-1474254877-650-6a3e664725-1474459695

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan

Themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan, një pediatre e kualifikuar, tashmë bëjnë 14 vite lidhje. Çifti u takua në vitin 2002 kur ishin studentë Universitetin e Harvardit. Martesa e tyre u bë në vitin 2012 dhe ata janë prindër të një vajze.

6772110-collage15-1474336033-650-34532f3de3-1474459695

Anthony Mackie dhe Sheletta Chapital

Aktori i filmit Avengers, Anthony Mackie dhe Sheletta Chapital ishin të dashur qysh në kohët e gjimnazit. Ata kanë vërtetuar se lidhja e tyre është e konsoliduar, ndërkohë që në vitin 2009 çifti sollën në jetë një djalë.

6772260-collage4-1474255769-650-8bfcc419f1-1474459695

Snoop Dogg dhe Shante Taylor

Është e vështirë ta besosh, por reperi i famshëm Snoop Dogg i ka mbetur besnik dashurisë së tij të parë, Shante Taylor. Ata ishin të dashur që në moshë fare të re dhe tashmë numërojnë plot 26 vite së bashku. Snoop Dogg u martua me Shante në vitin 1997 dhe kanë tre fëmijë.

6772310-collage7-1474258143-650-7c1c06f933-1474459695

Jon Bon Jovi dhe Dorothea Hurley

Këngëtari i mirënjohur Bon Jovi është njohur më bashkëshorten e tij Dorothea Hurley në New Jersey në studimet për shkollën e lartë. Dorothea ishte një studente e shkëlqyer dhe ndihmonte në mësime Jon-in një student harrakat. Pasi u diplomuan ata jetuan së bashku. Hurley dhe Bon Jovi u martuan në Las Vegas në vitin 1989 dhe kanë 4 fëmijë.

6772160-collage17-1474339110-650-cba69c66e5-1474459695

Bono dhe Ali Hewson

Ja dhe një rock star tjetër i cili e gjeti dashurinë e jetës qysh në kohët e universitetit. Çifti u martua në vitin 1982 dhe janë prindër të 4 fëmijëve. “Kam takuar gruan më të mrekullueshme në botë dhe nuk mund ta lë të largohet”, – ka thënë Bono në intervista të ndryshme, për gruan e tij.

6772010-collage9-1474259275-650-731a33927c-1474459695

LeBron James dhe Savannah Brinson

LeBron dhe Savannah ishin studentë të një shkolle fetare katolike kur u njohën. Që prej aso kohe çifit i ka mbetur besnik lidhjes së tyre.

6772410-collage10-1474261275-650-9b317db504-1474459695

Ron Howard dhe Cheryl Alley

Drejtori i famshëm i filmave Ron Howard (Changeling, The Da Vinci Code, dhe A Beautiful Mind)  dhe gruaja e tij Cheryl Alley patën një histori dashuri qysh në lice. Ata qëndronin kaq shumë së bashku sa prindërit me frikën se kjo do të ndikonte në studimet e tyre i detyruan të takoheshin vetëm një herë në dy javë. Çifti numëron sot 41 vite dashuri.

6772060-collage11-1474262133-650-e0dba41cc5-1474459695

Jeff Daniels dhe Kathleen Treado

Jeff Daniels, ylli viteve 90 me filmat Dumb dhe Dumber u njoh me gruan e tij përgjatë studimeve në qytetin e vogël të Chelsea-s në Michigan. Ata u martuan në moshën 24 vjeçare dhe kanë tre fëmijë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!
Jetë

Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!

23/10/2025
Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure
Jetë

Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure

20/10/2025
Next Post
Albano Bogdo ndahet nga e fejuara 1 vit pasi shkëmbyen unazat

Albano Bogdo ndahet nga e fejuara 1 vit pasi shkëmbyen unazat








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera