Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ka qenë lojë”, Keijsi habit me deklaratën për Inën, por e vërteta… 22/02/2026
“Vetëm unë s’e dija”, Bebe Rexha: Ish-partneri im ishte homoseksual! 22/02/2026
Albano Bogdo rikthehet te polemika me Beatrix Ramosaj: U keqinterpretua, i kërkoj falje njerëzore! 22/02/2026
Techno me zemër shqiptare, vajza që po elektrizon skenat ndërkombëtare! 21/02/2026
Partnerja “sekrete” që i rrëmbeu zemrën Getinjos! 21/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Sot ka ditëlindjen, ja 10 fakte mbresëlënëse nga jeta e Angela Martinit

23/05/2022
in Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
Sot ka ditëlindjen, ja 10 fakte mbresëlënëse nga jeta e Angela Martinit

Angela Martini, modelja shqiptare me famë ndërkombëtare feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë vendosëm t’ju sjellim 10 fakte mbi jetën e modeles që gjithmonë ka qenë në vëmendje të mediave, shumë e komentuar e shumë e kërkuar në intervista.





1.Angela është larguar nga nëna e saj kur ishte vetëm 10 vjeç. Historinë e ka treguar në librin e saj të parë autobiografik “Dashuri, shpresë, dritë”. Ajo ka rrëfyer se është keqtrajtuar nga njerka dhe babai nuk e besonte, derisa mbushi 18 vjeç dhe i tregoi gjithçka nënës së saj.

2.Angela ka treguar në libër dhe sesi dikush ka tentuar ta rrëmbejë në moshën 10-vjeçare.


“Ishte zheg dhe familjarët e mi ishin në gjumë, kurse unë po luaja përjashta me një shoqe. Një burrë m’u afrua, më pyeti për familjen dhe më tha se njihte tim atë. Kur i thashë se ai ishte në Zvicër, ai më ofroi akullore dhe më kapi për dore. Kur pashë makinën e tij me disa burra të tjerë brenda, e kuptova çfarë po ndodhte. I kafshova dorën dhe u largova”, ka treguar Angela.

3.Angela nuk e filloi modelingun si shumica e vajzave. Ajo ka treguar se ditën kur u zhvendos në Miami, hyri në një agjenci modelesh dhe prezantoi veten: “Përshëndetje, unë jam Angela Martini dhe dua të bëhem modele!”.

“Ata qeshën, por më pëlqyen”, ka treguar Angela.

4.. Angela Martini ka pranuar se ka qenë e lidhur me Kanye West. Ajo ka treguar se e ka mohuar këtë lidhje më parë sepse nuk i pëlqejnë zhurmat e tilla, por tani që është histori e marrë fund, mund ta thotë shumë lehtësisht.

5.Si binjak që është në horoskop, ashtu spontanisht siç nisi karrierën si modele, spontanisht vendosi dhe të martohej. Angela ka treguar se ajo dhe Dragos nuk kishin biseduar kurrë më parë për martesë, por një ditë u zgjuan dhe vendosën të martoheshin.

“S’kemi qenë të përgatitur, s’kemi qenë të fejuar, apo të kemi folur më parë për martesën. Jemi çuar prej gjumit, kemi thënë “Çfarë bëjmë sot? A martohemi?”, ka treguar modelja.

6.Angela është martuar me fustan të zi. Teksa të gjithë vajzat ëndërrojnë të veshin fustanin e bardhë, modelja u martua në Las Vegas me një fustan të zi që bëri shumë përshtypje asokohe, por që sigurisht e bëri të dukej shumë e veçantë nga nuset e tjera.

7.Angela ka luftuar me drejtësinë rumune për të drejtat e bashkëshortit të saj. Kur emri i Dragosit ishte kudo në media, Angela i doli në krah duke u shprehur se përveç dashurisë së madhe që ka për të, ishte gati edhe për të luftuar për të vërtetën dhe padrejtësitë!

8.E pyetur për dhuratën më me vlerë që ka marrë nga Dragos, Angela ka treguar: “Dhurata më me vlerë që kam marrë nga partneri, është qeni im, King. Është dhurata më me vlerë, sepse asnjëherë nuk mund ta mas me para. Dhurata që marr çdo ditë prej tij, është besnikëria dhe dashuria e tij”.

9.Angela Martini ka dhuruar një shumë prej 30 mijë eurosh për të prekurit nga tërmeti. Asokohe ajo shkoi ta vizitonte personalisht Durrësin, për të parë nga afër gjendjen e krijuar pas lëkundjeve të forta të 26 Nëntorit. “Kur shqiponjat bëhen bashkë, ato e çajnë qiellin. Beso shqipe, bashkë do t’ia dalim”, shprehej Angela.

10.Angela është e para e famshme shqiptare që ka bërë fëmijë me nënë surrogate. Ajo tregoi se bashkuan vezët dhe spermatozodiet më të shëndetshme duke eleminuar sëmundjet apo rreziqet e tjera. Në këtë mënyrë kishin dhe privilegjin të zgjidhnin gjininë e fëmijës. Sot Angela dhe Dragos janë prindër të një djali, të cilit i kanë vendosur emrin Kyree Martini Savulescu.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!
Intervista

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!

07/02/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Next Post
Po të mos e kishte zbuluar Eni, s’do e kishim kuptuar fare që është shtatzënë

Po të mos e kishte zbuluar Eni, s’do e kishim kuptuar fare që është shtatzënë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera