10 këngëtaret femra më të pasura në botë"/>
  • youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

10 këngëtaret femra më të pasura në botë

Disa janë këngëtaret më të famshme në ditët e sotme, por ka dhe nga ato që shumë pak e mendojnë se mund të jenë ndër më të pasurat. Këto zonja kanë punuar fort ndër vite e kanë bërë një karrierë të shkëlqyer si në aspektin profesional, ashtu dhe në atë ekonomik.

  1. Nana Mouskouri – $280 Million

Nana nuk është një emër shumë i vjetër, por ajo ka bërë muzikë që në vitet ’60 dhe këngët e saj janë përkthyer në shumë gjuhë të ndryshme. Gjithashtu ajo ka dhe shtëpi në shumë qytete.

  1. J Lo –$300 Million

  Këngëtarja ka shumë hite, por ajo që e ka bërë të ketë para ka qenë karriera e saj në aktrim dhe gjykimi në jurinë e ‘American Idol’.

  1. Cher– $320 Million

Ajo ka patur shumë hite për dekada të tëra dhe ka shitur shumë albume. Gjithashtu dhe filmat ku mori pjesë kanë qenë një plus për pasurinë e saj,.

  1. Barbara Streisand– $340 Million

Ka dalë në ‘Broadway’, ka qenë pjesë e disa filmave dhe producente e shumë projekteve. Nuk kishte si t’i mungonte kësaj liste.

  1. Shania Twain– $350 Million

Albumet e saj vazhdojnë të shiten edhe pas disa dekadave. Turet e saj nëpër botë dhe albumet i kanë siguruar asaj një pasuri të madhe.

  1. Dolly Parton– $500 Million

Libra, filma, këngët e saj të veçanta dhe linja e saj e veshjeve kanë bërë Dolllyn të jetojë gjithmonë mes luksit.

  1. Gloria Estefan– $500 Million

Ajo është një tjetër grua që i bën të gjitha. Gloria është një nga këngëtaret spanjolle më të kërkuara dhe me albumet më të shitura. Gjithashtu ajo ka dhe shumë restorante me stil kuban.

  1. Mariah Carey– $520 Million

Nuk ka nevojë për fjalë të tepërta. Ashtu si Jlo dhe Mariah ka qenë pjesë e jurisë së ‘American Idol. Kasinoja në ‘Las Vegas’, plus dhe hitet e saj të padiskutueshme e kanë bërë pjesë të kësaj liste.

  1. Celine Dion– $630 Million

Ajo ka qenë një divë e vërtet që në vitet ’80. Përveç karrierës muzikore, ajo zotëron një restorant, fushë golfi, kasino, agjensi etj.

  1. Madonna– $1 Billion

E kush mund të ishte tjetër e para? Ajo është gjithandej. Në muzikë, filma, libra, rroba, parfume. Gjithashtu ka palestrën e saj dhe kompaninë ‘Maverick’.