Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës 14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit! 14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës! 14/03/2026
Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje! 14/03/2026
7 shenja që ai nuk është gati për një lidhje të vërtetë! 14/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

10 këshilla për të luftuar ankthin

20/12/2016
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
10 këshilla për të luftuar ankthin

Femrat janë dy deri në tre herë më shumë gjasa të vuajnë nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar më shumë se meshkujt. Valentina Qemali, psikiatre në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3, Tiranë, jep disa këshilla për gjendjen e ankthit për lexuesit e gazetës “Shëndet+”.





Evitoni stresin.Njerëzit me natyrë perfeksioniste, të mbindjeshëm, ata që duan me çdo kusht të kontrollojnë gjithçka janë më të ekspozuarit ndaj çrregullimeve të ankthit, pasi temperamenti i tyre i bën viktima të stresit. Ruani qetësinë. Gjatë ankthit frymëmarrja përshpejtohet, kurse zemra rreh më shpejt. Shpesh personat me çrregullime ankthi fiksohen pas këtyre ndryshimeve, masin pulsin e frymëmarrjen. Kjo rëndon më tej gjendjen, sepse favorizon rritjen e ritmit të zemrës, shton vështirësinë e frymëmarrjes, të dridhurat, ndjenjën e rrëzimit etj. Kontrolloni frymëmarrjen. Qëllimi është të merrni frymë thellë e sa më normalisht, duke vënë në lëvizje barkun, dhe jo kraharorin. Kjo quhet frymëmarrje abdominale. Nga 10 minuta çdo ditë janë të mjaftueshme dhe me rezultate të mira kundër ankthit. Sport kundër ankthit. Sporti (ecja,vrapi, biçikleta) është një rrugë e mirë kundër stresit e ankthit. Ai vë në lëvizje muskujt, përmirëson frymëmarrjen dhe oksigjenimin e trurit, kujtesën e arsyetimin. Ideale do të ishin 30 minuta 3-5 herë në javë. Pas 8 javësh me sport do të vini re një përmirësim të dukshëm të mirëqenies suaj, ndërsa pas 12 javësh një ulje të ndjeshme të nivelit të ankthit. Mos harroni! Sporti bën mirë për zemrën. Shmangni veset. Pakësimi i alkolit, duhanit, kafesë apo pijeve me kafeinë, drogave të ndryshme ul nivelet e ankthit. Flini mjaftueshëm. Pagjumësia e shton ankthin. Të kesh probleme me ankthin dhe të flesh nuk është gjë e lehtë. Një gjumë i qetë e i mjaftueshëm 7-9 orë në natë ul nivelet e ankthit. Mundohuni të krijoni kushte për një gjumë të mirë.


Tags: ankth
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

7 shenja që ai nuk është gati për një lidhje të vërtetë!
Jetë

7 shenja që ai nuk është gati për një lidhje të vërtetë!

14/03/2026
Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”!
Jetë

Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”!

12/03/2026
Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
Next Post
FOTO/ E lidhur prej disa vitesh, martohet aktorja e njohur

FOTO/ E lidhur prej disa vitesh, martohet aktorja e njohur








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera