Shakira ka zgjedhur të japë një intervistë për programin ‘Las estrellas’. Gjatë intervistës ajo dha disa mesazhe të forta, në të cilat nuk përmendi në asnjë moment, drejtpërdrejt, ish-partnerin e saj, Gerard Pique.
“Kam qenë e dashuruar me dashurinë dhe kam arritur ta kuptoj nga një këndvështrim tjetër dhe të ndiej se sot jam mjaftueshëm për veten time”.
“Kur një grua përballet me jetën, ajo bëhet më e fortë.”
“Unë jam në sy të publikut dhe për këtë ndarja jonë nuk është si një ndarje normale”.
“Ndihem e kompletuar tani. Ndihem më e fortë se një luaneshë.”
“Unë varem vetëm nga vetja ime, kam dy fëmijë dhe duhet të jem një luaneshë për ta”.
Tekstet e mia janë më efektive sesa një vizitë te një psikolog”.
“E kundërta e depresionit është të shprehesh”
“Kënga ishte një rrugëdalje për procesin tim të shërimit.”
“Duhet të pranoni zhgënjimin, ka gjëra që nuk shkojnë siç do donit”.
“Në ferr ka një vend për gratë që nuk mbështesin gratë e tjera.”








