Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti 11/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit 11/01/2026
Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta 11/01/2026
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë! 10/01/2026
Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja! 10/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

10 shtetet më të mira ku emigrantët ndihen si në shtëpinë e tyre

17/06/2021
in Jetë, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
10 shtetet më të mira ku emigrantët ndihen si në shtëpinë e tyre

“InterNations”, rrjeti më i madh i atyre që duan të jetojnë e punojnë në emigracion, ka pyetur plot 14 mijë “të huaj” nga shtete e nacionalitete të ndryshme të botës, si pjesë e një studimi të cilësuar “Expat Insider Study”, për të realizuar më pas një renditje sipas kritereve të paracaktuara.





Ndryshe nga ç’mund të mendohet, pjesëmarrësit në anketën për këtë vit, kanë renditur në dhjetëshen e preferuar, vende të cilat ndoshta s’do kishit menduar kurrë se mund të ishin aty, duke pohuar se më së shumti ndihen si në shtëpinë e tyre:

 


10.Australia

Të huajt në këtë vend nuk duan vetëm motin e mrekullueshëm, panoramat e ndryshme shumëngjyrëshe që të ofron me shumicë dhe ofertën për kalimin e kohës së lire sa më mirë: edhe vetë natyra e veçantë e australianëve, u shkon më së miri për shtat të huajve që vendosin të jetojnë atje. Rreth 80 për qind e të huajve, thonë se australianët i përthithin shpejt ata në shoqërinë e tyre dhe ata ndihen më pas si në shtëpi.

 

9.Kanadaja

Katër nga pesë të huaj, e vlerësojnë mikpritjen e popullsisë kanadeze: ato ndihen të mirëpritur në Kanada. Shumë syresh vlerësojnë edhe organizimin e mirë të kohës së lirë atje dhe familjet me fëmijë mendojnë se qëndrimi i tyre në Kanada, ndikon më së miri në mirëqenien e tyre personale, e të jetesës së tyre familjare.

 

8.Panamaja

O sa e bukur është Panamaja: kështu thonë të huajt në Panama, që pohojnë se ata qysh prej largimit nga shtëpia e ardhja në dhe të huaj, në Panama, janë tashmë shumë më të kënaqur. Në fakt, 14 për qind e të pyeturve pohojnë se, kërkimi për një jetë më të mirë, ka qenë edhe arsyeja kryesore për lëvizjen e tyre drejt atij vendi.

 

7.Tajland

Me gjithë taksat e larta studimore e universitare që aplikohen për shkollat ndërkombëtare, kostot e jetesës në Tajlandë janë ato që balancojnë panoramën. Situata financiare, banorët mikpritës dhe moti përrallor, janë edhe disa prej arsyeve, se përse 87 për qind e të huajve që jetojnë atje, e duan jetën në Tajlandë.

 

6.Zelanda e Re

Shumica e të huajve, është e kënaqur nga mundësitë e shumta të kalimit të kohës së lirë, por edhe prej kulisave mbresëlënëse natyrore, si dhe nga kultura relaksuese e “Kiëi”-t, që ndihmon për t’u ndier si në shtëpi.

 

5.Luksemburgu

Dy të tretat e të huajve që punojnë atje, shprehen shumë të kënaqur me vendin e tyre të punës në Luksemburg. Edhe shanset për karrierë apo për t’u ndier mirë me vendin e punës, janë pika të tjera plus për vendin e vogël me karakteristika të forta financiare.

 

4.Singapori

Tigri i Azinë juglindore, është një vend atraktiv që ofron shumë mikpritje për të gjithë ata që janë në kërkim të një pune të mirëpaguar. Cilësia e shkëlqyer e jetës, kujdesi i mirë shëndetësor, një infrastrukturë moderne, si dhe anglishtja si gjuhë zyrtare, tërheqin shumë të huaj nga e gjithë bota.

 

3.Malta

Pjesëmarrësit në studimin e “Expat Insider”, kanë pohuar se Malta është dhe vendi më i mirë për të punuar e jetuar jashtë vendit tënd. Kënaqësia e përgjithshme në punë është disi e lartë dhe më shumë se dy të tretat e të pyeturve janë të kënaqur me shanset e tyre për të bërë karrierë, balancën mes jetesës dhe punës dhe në veçanti javën e tyre të punës.

 

 2.Meksika

Me të gjitha shqetësimet për çështjen e sigurisë, Meksika ia ka dalë të kapë vendin e dytë në renditje. Më shumë se katër nga pesë të pyeturit, thanë se ishte e lehtë të mësoheshin me kulturën meksikane, dhe se më shumë se 90 për qind e tyre e pëlqejnë mënyrën e përzemërt të sjelljes së meksikanëve.

 

1.Ekuadori

Ekuadori është shpallur për herë të dytë në fakt, fitues i listës me një distancë të qartë, duke u perceptuar si më i preferuari për ata që dëshirojnë të braktisin vendin e tyre e të jetojnë diku gjetkë. Në këtë rast, gjinia e pjesëmarrësve në sondazh, nuk luan kurrfarë roli: vendi shumëngjyrësh në Amerikën Jugore, është i preferuar, si nga meshkujt, ashtu dhe nga femrat.

 

 

 

 

 

Tags: AustraliaEkuadoriKanadaLuksemburguMaltaMeksikaPanamajaSingaporiTajlandaZelanda e Re
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
Next Post
Zbulohet sekreti, ja pse japonezët janë kaq elegantë

Zbulohet sekreti, ja pse japonezët janë kaq elegantë

Discussion about this post








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera