Pavarësisht nga fakti nëse e doni ose jo verën, fundi i saj është afër dhe sezoni i vjeshtës është gati për të trokitur. Sigurisht bashkë me vjeshtën vijnë edhe tendencat e reja të veshjeve. Në një vëzhgim të hollësishëm nga “ELLE” më poshtë do të shihni disa nga tendencat e vjeshtës 2023.
1. Një veshje klasike
Klasikja nuk del kurrë nga moda dhe në këtë sezon duket se kjo vërtetohet më së miri. Stilistët i janë rikthyer elementëve klasike, ndaj vishni një xhaketë, pantallona dhe jeni në rregull me tendencat.
2. E kuqja, kudo
Në çdo stinë ka një ngjyrë që i pushton tendencat dhe këtë vjeshtë të kuqen do ta shohim kudo.
3. Romancë e errët
Ju mund të keni parë trendet e “akademisë së errët”, por bota e modës po evolon dhe sigurisht ka shkuar në nota romantike.Dantellat e zeza do të jenë kudo.
4. Kostume lëkure
Kur temperaturat bien, sigurisht që një xhaketë lëkure është shpëtim, por pse mos të jetë kostum?! Epo tendencat e kësaj vjeshte na thonë pikërisht këtë gjë.
5. Funde rrethore
Po këtë vit ka pasur minifunde, por vjeshta na sjell fundet rrethore poshtë gjurit. Stili i viteve 1950 u shfaq në pasarela nga koleksionet e Pradës, Diorit e Armanit, ndaj përgatituni që të paktën një fund të tillë ta keni në garderobë këtë vjeshtë. Me çizme sipër gjurit, kombinim perfekt, por sigurisht edhe më këpucë elegante.
6. E bukur dhe komode
Shkojmë nga shkojmë, një pallto e thjeshtë, e bukur dhe tepër komode, është padyshim domosdoshmëri.
7. Rikthim te bazikja
Është zyrtare, pas muajsh e muajsh me tendenca që shkojnë e vijnë, më në fund ka një rikthim në bazë. Dhe sigurisht që një palë xhinse dhe një këmishë e bardhë nuk dalin kurrë nga moda.
8. Fruta-fruta
Nëse më parë tendencat me fruta i kemi parë vetëm në stinën e pranverës dhe verës, tani kjo gjë ka ndryshuar. Ndaj mbusheni shportën e frutave plot, upsss, garderobën desha të thoja.
9. Pa pantallona? Nuk është problem
Po-po e lexuat mirë. Trendi me këmbët jashtë vazhdon edhe në vjeshtë, ndaj bëni gati kombinimin.
10. E verdhë e vjeshtës
Nuk e kemi fjalën për atë të verdhën e fortë, por për atë që më shumë i ngjan të artës, e thekur, e brishtë. Një fustan i tillë nuk do të ishte aspak keq.