Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
10 vite pranë babait në koma, rrëfimi i Mira Konçit që preku publikun! 27/02/2026
Flokë rozë, recipeta dhe një tjetër provokim global nga Bianca Censori! 27/02/2026
“Selin ka ndjenja për ty”, Juela habit Mirin! 27/02/2026
Fjalët e Jonidës për të birin, janë gjithçka që duhet të lexoni sot! 27/02/2026
Pas ndarjes nga Piqué, Shakira na prezantoi partnerin 15 vite më të ri! 27/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

10 vite pranë babait në koma, rrëfimi i Mira Konçit që preku publikun!

27/02/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
10 vite pranë babait në koma, rrëfimi i Mira Konçit që preku publikun!

Një rrëfim thellësisht personal i Mira Konçit ka rikthyer vëmendjen te një nga momentet më të ndjeshme të jetës së artistes, dhjetë vitet kur babai i saj qëndroi në koma. Gjatë një interviste, këngëtarja ndau kujtime intime që zbulojnë dimensionin njerëzor pas një karriere të gjatë muzikore.





 

Duke përshkruar figurën e të atit, artistja foli me një ton që ndërthur admirimin dhe mallin:


“Ka qenë njeriu më nobël që mund të ekzistojë. Më i butë, më tolerant, më i bukur në shpirt. Çdo herë që vija në shtëpi, më trokisnin duart dhe thoshte: “‘Artistja e babit’. Edhe kur më shihte të shqetësuar, më pyeste: ‘Çfarë ke?’ Ishte jashtëzakonisht i ndjeshëm. Dashuria e tij ndihej pa shumë fjalë”. Një kujtim që shpjegon lidhjen e thellë që ajo ruan me imazhin e tij edhe sot.

 

Rrëfimi u bë edhe më i prekshëm kur Konçi foli për përditshmërinë e gjatë të kujdesit familjar, duke treguar se:

“Ishte si të kishim një foshnje të vogël në inkubator. Mami ishte pranë tij 24 orë, u kthye në infermiere, doktoreshë, gjithçka. Ne tre fëmijët ishim gjithmonë aty. Kujdesi ishte maksimal, deri në detaje që edhe mjekët çuditeshin. Muzika nuk mungonte asnjëherë, i vendosnim këngë italiane, por edhe këngët e mia. Babai për mua ka qenë shok, mbështetje, mrekulli”.

 

Ndërsa kujtimet mbeten të forta, artistja nuk përjashton një kapitull të ri në jetën e saj, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit në Shqipëri:

“E kemi menduar rikthimin në Shqipëri. Mund të ndodhë, është në planet e mia”. Në një kohë kur publiku kërkon histori autentike, rrëfimi i Mira Konçit është një dëshmi se pas zërit që shoqëron breza, qëndrojnë histori familjare që formësojnë artistin dhe njeriun njëkohësisht.

 

 

 

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Flokë rozë, recipeta dhe një tjetër provokim global nga Bianca Censori!
Breaking News

Flokë rozë, recipeta dhe një tjetër provokim global nga Bianca Censori!

27/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…
Breaking News

“Selin ka ndjenja për ty”, Juela habit Mirin!

27/02/2026
Fjalët e Jonidës për të birin, janë gjithçka që duhet të lexoni sot!
Breaking News

Fjalët e Jonidës për të birin, janë gjithçka që duhet të lexoni sot!

27/02/2026
Pas ndarjes nga Piqué, Shakira na prezantoi partnerin 15 vite më të ri!
Breaking News

Pas ndarjes nga Piqué, Shakira na prezantoi partnerin 15 vite më të ri!

27/02/2026
Me emrin “Amal” në jakë, Ermal Meta kthen Sanremon në një akt ndërgjegjeje për fëmijët e vrarë palestinezë!
Breaking News

Me emrin “Amal” në jakë, Ermal Meta kthen Sanremon në një akt ndërgjegjeje për fëmijët e vrarë palestinezë!

26/02/2026
“Është i pashëm, i zgjuar”, Brikena rrëfen pëlqimin për Mateon!
Breaking News

“Është i pashëm, i zgjuar”, Brikena rrëfen pëlqimin për Mateon!

26/02/2026







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera