Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

10 vjet nga prodhimi i parë, sot prezantohet “iPhone”-i i ri

12/09/2017
in Lajme, Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
10 vjet nga prodhimi i parë, sot prezantohet “iPhone”-i i ri

Klientëve besnikë të kompanisë Apple nuk do t’u duhet të presin më gjatë për të parë se çfarë do t’u ofrohet këtë vit.





Kompania pritet të zbulojë iPhonin e ri gjatë një eventi të martën. Këtë vit mbushen 10 vjet nga koha kur pajisja e parë iPhone iu paraqit publikut në vitin 2007.

Ndoshta pak njerëz e kuptuan se sa shumë do të ndryshonte botën momenti kur një dekadë më parë Steve Jobs paraqiti iPhonen e parë.


Tani, ndjekësit besnikë të kompanisë Apple, si dhe ekspertët e teknologjisë po presin të shohin nëse kompania me qendër në Kaliforni do të mund të krijojë sërish një moment të tillë.

Si zakonisht, kompania Apple e cila njihet për ruajtjen e sekretit, nuk ka nxjerrë detaje. Pritshmëritë janë se do të paraqitet një iPhone shumë i ndryshëm, ndoshta me ekran më të madh, por edhe me një çmim të lartë në rreth 1 mijë dollarë.

“Ky është 10-vjetori i iPhonet. E kemi shijuar këtë teknologji për një dekadë. Nëse Apple dëshiron të shpalosë vizionin e saj se si do të duken 10 vitet e ardhshme, ky është momenti i duhur. Pra, të gjithë po presim një zbulim madhor. Është bërë gjithnjë e më vështirë të mahnitësh audiencën, të fitosh klientë të rinj dhe të ruash ndjekësit besnikë”, thotë Charlene Li, analiste pranë Grupit “Altimeter”, transmeton VoA.

Analistja thotë se Apple do të përqendrohet më shumë edhe tek i ashtuquajturi “realitet i shtuar virtual” që kërkon shumë punë për lente të reja dhe programe të komplikuara. Apple ka dhënë shenja se synon të udhëheqë tregun e ardhshëm të realitetit të shtuar. Gjithashtu, kompania do të mundohet të zmadhojë ekranin, diçka që e kanë bërë tashmë firma të tjera konkurrente.

“Apple nuk ka synuar ndonjëherë që të ketë parametrat më të lartë për lojërat. Siç e dini, iu desh kohë që të rriste memorien RAM, baterinë, dhe gjëra të tjera që telefonat Android e patën bërë më parë. Apple përqendrohet më tepër tek krijimi i eksperiencës së përdoruesve, të cilën të mund ta përshtatë sipas përfytyrimit të vetë kompanisë”, thotë Michael Josh Villanueva, botues i “GadgetMatch”.

Pritet megjithatë që për shkak të përparimit të shpejtë të teknologjisë, edhe Apple të përpiqet të befasojë me produkte të reja.

“Të gjitha kompanitë po prodhojnë aparate të shkëlqyera që ia kalojnë asaj çfarë ka arritur iPhone 7-ta. Kështu që ndoshta mënyra e vetme që të arrijnë diçka të veçantë, do të ishte që të prezantonin një pajisje super luksoze të teknologjisë së lartë”, thotë Nicole Scott, botuese e “Mobile Geeks”.

Aktiviteti i shumëpritur që Apple do të organizojë nesër, do të zhvillohet për herë të parë në Teatrin “Steve Jobs”, në selinë e re të kompanisë në Cupertino të Kalifornisë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Next Post
FOTO/ Fatmir Mediu siç nuk e keni parë, këndon live në dasmë

FOTO/ Fatmir Mediu siç nuk e keni parë, këndon live në dasmë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera