Në dhjetor të vitit që lamë pas, Kastro Zizo u nderua me çmimin “Artisti i Vitit 2022” në Washington DC për arritjet dhe kontributin si artist dhe aktivist i të drejtave të njeriut. Lajmi u publikua dhe në mediat në Amerikë, ndërsa Kastro shkruante atëherë se ajo ishte dhurata më e bukur e fundvitit.
Këtë herë ka ardhur me një tjetër lajm të bukur nga Amerika. Një projekt që krijon një urë lidhëse mes Tiranës dhe Amerikës. Një urë përmes muzikës, artit që nuk vdes kurrë. Një dokumentar i shoqëruar me kolona zanore të interpretuara nga këngëtaret që jetojnë në Tiranë dhe New York, për të njohur Tiranën dhe atraksionet e saj. Njoftimin e ka dhënë vetë ai përmes një statusi të gjatë në “Instagram”.
“Përmes realizimit të dokumentarit të shoqëruara me kolona zanore të interpretuara nga këngëtaret që jetojnë në Tiranë dhe New York, do të mundësohet njohja e Tiranës dhe shumë atraksioneve që ajo ofron në ambiente artistike në Shtetet e Bashkuara. Kjo gjithashtu do të kontribuojë në perceptimin e temave sociale dhe politike të dy mentaliteteve, ndërthurur me muzikën.
Xhirimet janë bërë në Tiranë dhe New York, dhe përmes përdorimit të materialeve vizuale të kolonave zanore, do të mundësohet promovimi i Tiranës si një qytet turistik dhe artistik.
Si rezultat i këtij projekti vizual, ka dalë një koleksion i muzikës që përfshin 6 kënge me 6 tema të ndryshme, të interpretuara nga 6 artiste nga të dy vendet.
Me pak fjale, nje projekt qe rrjedh nga nje tjeter projekt dhe ndjeshmerine time artistike e ben akoma me te madhe. 101 “ pa dashje “ behet albumi im i 6 ne kariere dhe vertete qe e ndiej peshen dhe pjekurine time artistike.
Falenderoj gjithe ata qe dhane fryme ne projekt. Falenderime te medha shkojne per @bashkiatirane per mbeshtetjen e projektit. Faleminderit te gjithe bashkpuntoreve ne kompozim, orkestrim, kendim, xhirim etj.
Falenderime pa fund per @olsi_beci @dean.anadolli @arber.roshi @milliogazillio
@ak_recordsal @arberkocllari @mancellari.v
Dhe per ne fund ❤️❤️ 2 FARM @redimazi”, ka shkruar ai krahas një videoje.








