Jo gjithmonë është tradhtia apo distanca ajo që i jep fund një lidhjeje. Shpesh janë fjalët e përditshme, ato që lëshohen “pa dashje”, që mbjellin pak nga pak zhgënjimin, mungesën e respektit dhe ndarjen emocionale. Ja frazat që duken të pafajshme, por janë toksike dhe mund të shkatërrojnë çdo marrëdhënie:
1. “Je shumë i/e ndjeshëm/me.”
Në vend që të dëgjosh dhe të kuptosh, kjo frazë e bën tjetrin të ndihet si problemi është tek ai/ajo që ndjen. Mbyt komunikimin.
2. “S’je më ai/ajo që ke qenë.”
Ka mënyra më të mira për të folur për ndryshimet. Kjo tingëllon si akuzë dhe e zhvesh partnerin nga çdo përpjekje.
3. “Nuk kam kohë për këtë tani.”
Përkthim: “S’ka rëndësi çfarë po ndjen ti.” Kur përsëritet, krijon ndjesinë e shpërfilljes dhe mosvlerësimit.
4. “Nëse më do, do ta bëje këtë.”
Manipulim klasik emocional. Dashuria nuk duhet të vihet kurrë në provë me kushte.
5. “Gjithmonë e bën këtë” / “Ti kurrë s’e bën këtë.”
Këto fjalë absolutiste ngrenë një mur mbrojtës. Sulmojnë karakterin në vend që të trajtojnë një sjellje të caktuar.
6. “Po fantazon.”
Një mënyrë tjetër për të mohuar ndjenjat e partnerit. Kjo frazë bën që tjetri të dyshojë tek vetja dhe tek realiteti i vet emocional.
7. “Si kam pasur kurrë këto probleme me ish-in tim.”
E dëmshme dhe e padrejtë. Të krahasosh partnerin me një ish, sidomos në mes të një problemi, është një mënyrë e shpejtë për ta bërë të ndihet i/e pavlerë.
8. Epo ik/ndahu atëherë!”
Thënë në mes të një zënke, kjo frazë e bën tjetrin të ndihet i padëshiruar. Edhe kur nuk e mendon me të vërtetë, fjalët mbeten.
9. “Nëna ime/nëna jote ka të drejtë për ty.”
Të fusësh palë të treta në marrëdhënie është si të hedhësh benzinë në zjarr. E vret intimitetin dhe besimin.
10. “S’ka asgjë që mund të bësh për ta ndryshuar këtë.”
Tingëllon si dorëzim. Dhe dorëzimi është gjysma e ndarjes.
11. “Të gjithë të tjerët e bëjnë këtë, pse ti jo?”
Krahasimet janë shkatërruese. Dashuria s’është garë. Dhe partneri yt s’është “të gjithë të tjerët”.
Fundi i lidhjes nuk ndodh gjithmonë me një ulërimë. Ndonjëherë ndodh me një frazë të vogël, të përsëritur shpesh. Kujdes me fjalët – ato mund të ndërtojnë urë ose të ngrenë një mur. Në dashuri, mënyra si flasim është po aq e rëndësishme sa ajo që ndjejmë.