Kim Kardashian është një nga femrat më të diskutuara e dëshiruara në botë. Format e saj i kanë bërë të gjithë të ëndërrojnë por ndonëse ka qenë protagoniste në një ‘reality’, ka disa gjëra që akoma askush nuk i di për të. Le t’i zbulojmë:
1-Ajo punonte si këshilluese blerjesh- Para se të bëhej e famshme, Kim Kardashian ishte një “personal shopper”. Kush ishin klientët e saj? Këngëtari Brandy dhe trashëgimtarja e famshme Paris Hilton, e cila më pas u bë një mikeshë e madhe e saj.
2-Del në plazh vetëm me orare të caktuara- Çdo herë që shkon me pushime, e mrekullueshmja Kim del në plazh vetem në orare të caktuara të ditës. Motivi? Pret që drita të jetë ajo e duhura, për të fshehur celulitin. Ajo dëshiron të duket gjithmonë shumë e bukur kur fotografohet me bikini.
3-Është martuar për herë të parë në moshën 19- vjeçare- Kanye West nuk ka qenë dashuria e parë për Kim. Ajo është martuar për herë të parë në moshën 19-vjeçare. Ish-burri i saj quhet Damon Thomas dhe ka firmosur divorcin tre vite pas dasmës. Pas tij, ishte martesa me Kris Humphries dhe në fund ajo me reperin e famshëm përkrah të cilit është edhe sot.
4-Nuk e ka pranuar kurrë që ka xhiruar një video seksi- Në maj të vitit 2007, në intervista të ndryshme Kim është pyetur nëse ka realizuar ndonjëherë video seksi dhe ajo gjithmonë e ka mohuar. Një muaj më pas, filmimet ku ajo shfaqej në intimetet me ish-burrin bënë xhiron e globit.
5-Kanye West zgjedh rrobat e saj- Që nga ditët e para të lidhjes së tyre, Kanye West ka kontrolluar çdo zgjedhje të gruas sa i takon veshjeve të saj. Madje ka mbajtur në dollap vetëm rrobat që ai i konsideronte sexy dhe të përshtatshme.
6-Emrin e fëmijës ja kanë sugjeruar- Kim dhe Kanye nuk kishin ndërmend ta quanin vajzën e tyre North, të paktën deri kur nuk u këshilluan me Anna Wintour dhe Pharrell Williams. Kur këta dy të fundit i thanë se është një ide gjeniale, ata u bindën.
7-Fotografia e saj lakuriq, nuk duhej të dilte në gazeta- Vitin e kaluar, fotografia e Kim që shfaq të pasmet e saj përfundoi në të gjitha gazetat. E vërteta është se gjërat nuk duhet të shkonin kështu. E vetmja pozë e destinuar për shtypin ishte ajo me gotën e shampanjës mbi të pasme.
8-Idhulli i aj është Elizabeth Taylor- Pas vdekjes së Elizabeth Taylor, Kim shpenzoi 65 mijë dollar në bizhuteri për të blerë ato të aktores.
9-Refuzon të veshë këpucë të sheshta- Përveç rasteve kur bën ushtrime fizike, Kim Kardashian nuk do të vishte kurrë këpucë të sheshta në publik. Ajo i dashuron takat dhe nuk bën dot pa to.
10-U dashurua me Kanye-n në Paris- Motivi pse Kim vendosi të ogranizonte një festë para dasmës në Paris? Është pikërisht në qytetin e dashurisë ku edhe ajo u dashurua me Kanye. Ndërsa dasma u bë në Firenze sepse aty u ngjiz North.
11-E ndryshon dietën çdo 10 ditë- E kotë ta mohojmë, të gjitha femrat e ëndërrojnë një trup si Kim Kardashian. Sekreti i saj? Ajo ka një dietologe personale që ja ndryshon dietën çdo dhjetë ditë.