11 javë pasi erdhi në jetë, Princ Louis do të pagëzohet në një ceremoni të zhvilluar vetëm për rrethin e ngushtë familjar. Princi Louis i cili është i pesti në radhë për fronin, do të pagëzohet në Katedralen Mbretërore në Pallatin e Shën Jakobit. Kjo ditë është mjaft e veçantë për të gjithë pasi është hera e parë që Duka dhe Dukesha e Kembrixhit do të shfaqen me tre fëmijët e tyre. Princi Harry me bashkëshorten e tij Meghan Markle do të jenë gjithashtu prezentë gjatë ceremonisë së pagëzimit. Xhaxhai i tij Harry shpenzoi 8.000 paund për t’i blerë librin e parë të “Winnie The Pooh” si dhuratë për ditën e pagëzimit./revistawho.com