Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Këshilla

11 përbërësit për një mëngjes të shëndetshëm

04/10/2017
in Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
11 përbërësit për një mëngjes të shëndetshëm

Në këtë artikull do ju tregojmë se kush janë përbërësit e duhur me të cilin të përgatisni një vakt të shëndetshëm në mëngjes.





1. Tërshëra
Tërshëra është një superushqim. Ndër përfitimet e këtij ushqimi ju kujtojmë se:
– Ajo zvogëlon nivelin e kolesterolit dhe problemet me zemrën.
– Përmirëson procesin e tretjes. Në sajë të sasisë të madhe të ujit që absorbon, tërshëra përshpejton dhe përmirëson tretjen.
– Kjo zvogëlon rrezikun e atyre që vuajnë nga diabeti.

2. Kosi
Ky ushqim ofron proteina dhe kalcium. Një filxhan kos të jep ndjesinë e ngopjes që ju duhet për të filluar ditën tuaj. Nëse nuk i pëlqeni shijen ose do të preferoni diçka të ëmbël, mund t’i shtoni copa frutash dhe një gjysmë luge çaji mjaltë.


3. Qitro
Qitroja do të jetë aleati juaj nëse ju dëshironi të humbni disa kilogramë në disa ditë. Është treguar se të hahet një gjysmë qitro para ushqimit ndihmon në zvogëlimin e yndyrnave të tepërta që grumbullohen në trup. Ta konsumoni në mëngjes, gjithashtu ndihmon për të mbajtur nën kontroll nivelin e glukozës gjatë gjithë ditës.

4. Bukë gruri
Karbohidratet janë të rëndësishme për një mëngjes të shëndetshëm. Para se të zgjidhni llojin e bukës, mos harroni se jo të gjitha karbohidratet janë të mira për trupin. Rregulli është që të zgjidhni një bukë të bëra nga drithëra të plota.

5. Banane
Nuk ka ushqim më të mirë se banania për të shmangur urinë në mes të ditës. Duke qenë e pasur me kalium, banania ul presionin shpejt dhe natyrshëm. Ajo është e shkëlqyer me kos dhe tërshërë.

6. Gjalpë bajameje
Nëse  preferoni të shmangni konsumin e vezëve, gjalpi i bajames është një alternativë e shkëlqyer përsa i përket proteinave. Ai ka një sasi të madhe të yndyrnave të shëndetshme. Një lugë gjelle gjalpë bajameje me një fetë buke ose me një banane apo një mollë është e mjaftueshme për një mëngjes të shëndetshëm.

7. Shalqi
Ju gjithashtu zgjoheni në mëngjes të etur. Në këtë rast, shtoni shalqi për mëngjesin tuaj. Përveçse është i përbërë nga 95% ujë, shalqiri është i pasur me likopene, ushqyes që gjenden vetëm në frutat e kuqe dhe që janë të mira për shëndetin e syve, shëndetin e zemrës dhe parandalojnë kancerin.

8. Manaferra
Manaferrat  janë të pasura me antioksidantë. Disa studime kanë treguar se këto fruta ndihmojnë për:
• Përmirësimin e memories
• Rritjen e aftësive motorike
• Uljen e presionit të gjakut
• Përshpejton metabolizmin tuaj.
Nëse ju doni t’i jepni me shumë shije mëngjesit tuaj, shtoni një grusht me manaferra.

9. Vezë
Ka disa mite në lidhje me konsumin e vezëve. Shumë njerëz besojnë se konsumimi i vezëve në mënyrë të konsiderueshme rrit nivelet e kolesterolit në gjak. E vërteta është se një vezë përmban rreth 60% të kolesterolit që ne duhet të konsumojnë në një ditë, kështu që ju mund të hani një vezë të plotë dhe një të bardhë veze ose dy të bardha veze për mëngjes.

10. Kafe
Ekspresi që ju pini në mëngjes për t’u zgjuar ka një numër të madh të mirash. Është treguar se ata që pinë një filxhan kafe në mëngjes kanë më pak rrezik të vuajnë nga diabeti dhe kanceri i prostatës.

11. Çaji
Çaji ka përfitime të ngjashme me kafeinën dhe hidraton trupin më mirë. Antioksidantët e tij janë edhe më të shumtë sesa ata të kafes. Të gjitha varietetet e çajit janë të mirë, por është çaji jeshil ai që ka më shumë antioksidantë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Ja sa çokollatë duhet të hani për të përmirësuar humorin, sipas shkencës! 
Këshilla

Ja sa çokollatë duhet të hani për të përmirësuar humorin, sipas shkencës! 

11/09/2025
7 mënyra të lehta për të bërë shtëpinë të duket luksoze pa e ndjerë buxhetin!
Këshilla

7 mënyra të lehta për të bërë shtëpinë të duket luksoze pa e ndjerë buxhetin!

27/08/2025
10 gjërat që një femër s’duhet t’i tregojë kurrë (nëse do të mbetet misterioze)
Këshilla

10 gjërat që një femër s’duhet t’i tregojë kurrë (nëse do të mbetet misterioze)

24/08/2025
Next Post
I propozon të fejuarës për martesë, por unazën ia sjell një… gjirafë!

I propozon të fejuarës për martesë, por unazën ia sjell një... gjirafë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera