Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje! 31/01/2026
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum! 31/01/2026
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit 31/01/2026
Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur” 31/01/2026
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Vetëm në WHO

11 telenovelat që “çmendën” shqiptarët!

05/07/2022
in Jetë, Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
11 telenovelat që “çmendën” shqiptarët!

Ranvir and Ragini with Alekh and Sadhna


Marrëdhënia e shqiptarëve me telenovelat i kalon tri a katër dekada. Prej vitesh nisi një dashuri e madhe për serialet që shfaqeshin në televizor pasditja ishte e kyçur në to. Fëmijët, prindërit e madje dhe gjyshërit krijuan një lidhje të forte me telenovelat. E teksa në vitet e fundit telenovelat turke apo ato indiane kanë zënë vendet kryesore, vite më parë nuk ishte kështu. Serialet që mbanin të madh e të vogël para ekranit, vinin nga toka e premtuar, Amerika, kryesisht nga Amerika e Jugut. Janë disa prej tyre që brezat kujtojnë me nostalgji, tanimë që televizorin as nuk e kujtojnë se në cilën pjesë të shtëpisë e kanë vënë.





Le të kujtojmë disa prej telenovelave më të famshme ndër vite.

 


Për ty

Të gjithë i mbajmë mend Antonion dhe Marian. Dubluar në shqip, kjo telenovelë u bë në vitin 2004 tema kryesore  e të gjitha bisedave. E sot, ende mbahet mend personazhi antagonist, Coronado apo Horgiton, emër që u bë shumë popullor asokohe në vendin tonë.

Skllavja Izaura

Në fakt ky serial i ka rrënjët në vitet 80’ dhe cilësohet si seriali i parë i gjatë i ndjekur nga shqiptarët, një prodhim brazilian që i “çmendi” të gjithë. Telenovela me 100 seri bazohet në historinë e një skllaveje të bardhë dhe lidhjes me padronin e saj Leoncio, që i kthyer nga Evropa, braktis gjithçka vetëm për dashurinë për Izaurën. U rikthye në ekranet tona edhe para disa vitesh, teksa para televizorit qëndron edhe vajzat me emrin “Izaura”, inspiruar nga personazhi në serial.

Çeleste

Më vjen ndërmend dikush që e adhuronte Çelesten, në fakt më vijnë ndërmend shumë. Ajo adhurohej, e historia e saj e dashurisë me Santiagon ishte pothujase një mrekulli. Ende sot mes bisedash përmendet personazhi ikonë i telenovelës argjentinase.

Kloni

Në vitet 2004-2005 nuk flitej për asgjë tjetër përveç asaj, Zhades. Drama, filozofi, sakrficë, dhunë, zakone, shkencë, gjithçka në një serial. Zhade, një personazh që vështirë se mund të harrohet. Epo nuk harrojmë as bizhuteritë e famshme që mezi prisnim të blinim duke dashur ti ngjanim aktores.

Ruby

Vajza ambicioze që nuk ndalej para asgjëje i gozhdonte të gjithë para televizorit. Në kohë rekord të gjithë u çmendën pas brunes me bukuri përrallore. Me aktorët më të mirë të asaj kohe, “Ruby” u bë telenovela më e ndjekur në vetëm pak kohë. Vite më pas u risoll në versionin “Teresa”, gjithashtu serial që u prit nga shqiptarët.

Gruaja e Judës

Cilësohet si një nga telenovelat më të pëlqyera në Shqipëri. Një sekret i errët që lidhte 6 mike të ngushta. Intriga, të fshehta, vrasje, burgosje dhe ajo veshja e gjakosur që vështirë se do ta harrojmë ndonjëherë. Sa netë kemi fjetur me dritë ndezur mos Gruaja e Judës do të na shfaqej në dhomë.

Gumus

Kaluam në telenovelat turke, dhe mbani shamitë në duar. Nga historitë me “fund të lumtur”, në dramat familjare dhe një dyzinë me lot. Gumus dhe Mehmet pushtuan ekranin, me lidhje-zgjidhjet që na gozhdonin para ekranit. Epo filloi epoka turke.

Ezel

Të gjithë e kemi parë së paku një seri të serialit turk “Ezel”. Personazhet dhe intrigat na mbanin para ekranit çdo ditë, në përpjekje për të mos qarë, por ishte e pamundur.

Sulejmani i Madhërishëm

Nëse nuk ke parë serialin, për Hyrremin padyshim ke dëgjuar. Unaza me gurin jeshil u bë tema kryesore e vajzave dhe grave, por natyrisht makthi i djemve dhe burrave. U çmendëm të gjithë pas Hyrremit, e cila tërhoqi këmbën zvarrë për disa seriale të tjera të këtij lloji, ku përmendim “Kosem”.

Bidai

Nuk mund të lëmë pa përmendur telenovelën indiane, “Bidai”. Sadna dhe Aleku u bënë praktikisht 2 pjestarë të tjerë të familjes tonë për disa muaj me radhë. Në mos keni mbajtur zi, e di që dhe ju që po  e lexoni keni qarë kur Sadna vdiq. Disa televizorë nuk u ndezën për ditë me radhë pas vdekjes së saj.

Ertugrul

Kur nuk kisha parë asnjë seri të “Ertugrul” (ende nuk e kam përfunduar një të tillë), ndihesha çuditshëm në rrethin shoqëror, sepse një një tri tema ishte ky emër. Ende ndihem çuditshëm por tani mesa duket ka ardhur Osmani në vend të Ertugrulit.

Këto janë vetëm disa prej telenovelave të transmetuara në vendin tonë, që janë pëlqyer shumë. Natyrisht ka dhe shumë të tjera.

Tags: alekBidaiertugrulSadnatelenovela
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Next Post
Ky është emri më i përhapur për vajza në Shqipëri!

Ky është emri më i përhapur për vajza në Shqipëri!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera