Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

11 vite pa Dritanin, Sara Hoxha i dedikon fjalët prekëse: Je në mendimet e mia sa herë shoh djalin tim

23/05/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
11 vite pa Dritanin, Sara Hoxha i dedikon fjalët prekëse: Je në mendimet e mia sa herë shoh djalin tim

Dritan Hoxha ka qenë dhe mbetet një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar. Edhe pse është larguar nga jeta shumë vite më parë, kujtimi i tij vazhdon të mbetet i njëjtë, sidomos për pjesëtarët e tij të familjes. Mëngjesin e ditës së sotme, vajza e tij e madhe, Sara ka bërë një dedikim prekës për 11-vjetorin e mungesës së tij. Ajo ka publikuar një foto të një karrigeje, që me siguri është shkrepur në dasmën e saj, për të simbolizuar vendin që nuk mund ta zërë kurrë njeri në jetën e saj, ku shkruan: “E rezervuar”. Krahas fotos, Sara ka bashkëngjitur këto fjalë: “Për 11 vitet e fundit të jetës tonë, gjithçka çfarë kemi pasur kanë qenë karrige bosh me shpresën se ti do të jesh prezent. E megjithatë, asnjë nga këto nuk është e nevojshme. Je në mendimet e mia çdo mëngjes, sa herë shoh djalin tim, sa herë flas me mamin apo motrat dhe vëllain tim, duke shpresuar se je aty për të na udhëhequr. 11 vite më parë ti theve zemrën time dhe vetëm tani që jam bërë nënë, mësova të bashkoj copëzat. Për një gjë jam e sigurt, që ti solle London tek unë dhe më dhe një shans që ta shihja jetën më me pozitivitet. Kushdo që ka humbur një prind, e di që dhimbja është gjithmonë aty, por ti mësohesh me të dhe mësohesh të jetosh me kujtimet”. Dritani i la fëmijët e tij në një moshë shumë të vogël, duke humbur kështu disa nga momentet më të rëndësishme në jetën e tyre, e megjithatë në çdo moment apo event të rëndësishëm, duket se ai ka qenë gjithmonë pranë tyre. Po ashtu ai ka lënë një boshllëk në jetën e të gjithëve, duke qenë se ishte një person që solli një revolucion në televizionin shqiptar. Me standardet e reja që ai vendosi në treg, ‘Top Channel’ u shndërrua në ekranin më të dashur të shqiptarëve për nga shpejtësia dhe cilësia e informimit, programet dhe spektaklet që nuk kishin asgjë më pak se ato të shumë prej televizioneve të njohura në vendet e zhvilluara të Europës. Me ndihmën e vajzave të tij, ‘Top Channel’ vazhdon të mbetet ekrani i të gjithë shqiptarëve./revistawho.com





https://www.instagram.com/p/Bxy8ADtnxXl/?igshid=m8zcs6sbux5o


Tags: 11 vjetorDritan Hoxhakujtimsara hoxha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
Ameli në hapat e para të karrierës muzikore, Miriam Cani zbulon talentin e saj: Do të kemi surpriza

Ameli në hapat e para të karrierës muzikore, Miriam Cani zbulon talentin e saj: Do të kemi surpriza








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera