1.Luleshtrydhe
Luleshtrydhet përmbajnë acid malik i cili ndihmon në heqjen e njollave nga dhëmbët.
- Fara dhe arra
Këto janë ushqime gërryese dhe heqin njollat e dhëmbëve, gjithashtu u japin atyre një ngjyrë perle.
- Qepa
Edhe pse qepën nuk dëshirojmë shumë ta konsumojmë për shkak të erës së saj të pakëndëshme, ajo mund të jetë e dobishme për dhëmbët tuaja. Qepa nuk ka ngjyrë dhe konsumimi i saj është njësoj sikur ju t’i keni larë dhëmbët. Ndihmon gjithashtu në zbardhjen e tyre.
- Molla
Ndihmon në zbardhjen e mishrave të dhëmbëve. Molla përmban sasi të larta uji dhe ndihmon në prodhimin e pështymës dhe neutralizon sasinë e baktereve në gojë që automatikisht largon armomat e këqija të gojës.
- Soda e bukës
Mund ta zëvendësoni pastën tuaj të dhëmbëve me sodën e bukës. Ka aftësi zbardhuese.
- Karrota
Karrota ndihmon në zbardhjen e dhëmbëve, gjithashtu dhe në prodhimin e pështymës. Pastron mbetjet e ushqimeve dhe forcon mishrat e dhëmbëve.
7. Brokoli
Ndryshe nga ushqime si panxhari që lënë njolla të padëshiruara tek dhëmbët, brokoli i pastron ato. Kosmumojeni atë pas dreke dhe do të shërbejë si një larje dhëmbësh në mesditë.
- Djathi
Djathi është i pasur me shumë kalcium dhe ndihmon në forcimin e dhëmbëve tuaj.
9. Portokalli
Portokalli përmban vitamin c dhe acid i cili ndihmon që ngjyra e dhëmbëve tuaj të jetë “perlë”. Kosumoni një gotë në ditë më lëng portokalli dhe do të shikoni rezultate të kënaqshme shumë shpejt.
- Uji
Uji ndihmon shumë në hidratimin e gojës suaj. Zvogëlon aciditetin në gojë dhe ruan smaltin e dhëmbëve tuaj. Uji i gazuar nuk rekomandohet për shkak se ai gërryen smaltin e dhëmbëve,
11. Dardha
Dardha ndihmonë si “larës” i dhëmbëve dhe ndihmon në shkëqimin e tyre.
- Qumështi dhe kosi
Produktet e qumështit janë ushqimi më i nevojshëm për dhëmbët tuaj. Ata përmbajnë në sasi të mëdha kalcium, duke e bërë smaltin më të shëndetshëm dhe më të bardhë.