Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Art Abazi rikthehet me një EP, gjuha e re e muzikës së zemrës 05/02/2026
Dhurata e Shën Valentinit/Oriola Marashi na e bëri shkurtin më të ëmbël… 05/02/2026
Princ Leka dhe Blerta martohen së shpejti? 05/02/2026
Një perandori nën presion! Beyoncé dhe Jay-Z në provën më të heshtur të imazhit 05/02/2026
“Nuk jam xheloze”, gruaja e Mirit flet për marrëdhënien e tij me Selin: Nuk kanë bërë asgjë, pa të ajo s’do arrinte ku është! 05/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Trondit fansat diva greke: Jam shqiptare dhe babai im urrente priftërinjtë grekë

04/08/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Trondit fansat diva greke: Jam shqiptare dhe babai im urrente priftërinjtë grekë

E kush nuk është dashuruar me Penelopën e bukur greke. Me atë fytyrë të gdhendur mesdhetare që për besnikërinë ndaj dashurisë së saj thurte e ç’thurte pëlhura për 20 vjet me radhë.
Sepse e tillë është dashuria. Ajo i mbijetoi viteve me forcën e saj. Dhe nëse letërsia greke na ka sjellë imazhe femrash si Helena që shkaktoi një luftë për dashurinë, historia e Penelopës na ka magjepsur me besnikërinë e saj.





E interpretuar prej një prej artisteve më të njohura greke, një legjende me emrin Irene Papas ky rol është gdhendur në historinë e botës.

Kjo figurë e bukur femërore, e fortë, me ato sytë e thellë që tregojnë vuajtje dhe bukuri njerëzore është gdhendur thellë në memorien e çdo njeriu që njohu moralin e jetës nëpërmjet kinemasë.


Që njohu madhështinë dhe pastërtinë e një dashurie në një film epokal siç është Odiseu.

Dhe një rol i interpretuar me madhështi mbetet në jetë të jetëve dhe kthehet në mit. E tillë është dhe Irene Papas.

Deklaratat e saj të fundit, të kësaj diveje të madhe dhe të papërsëritshme të kinemasë që me karrierën e saj u kthye në një legjendë botërore me të vërtet të bëjnë përshtypje.

“Nuk mund të largohem nga kjo botë e të mos them të vërtetën se unë jam shqiptare”, ka deklaruar diva e kinemasë.

Emri i saj i vërtetë është Irene Leleku dhe se origjina e babait të saj ishte shqiptare. “Nëna ime ishte nga Epiri dhe babai nga Shqipëria. Ai ishte një mësues letërsie dhe urrente priftërinjtë”, ka deklaruar diva në biografinë e saj në IDM.

Një deklaratë që ka shokuar me të vërtetë gjithë Greqinë sepse ajo është një nga heroinat më të mëdha të kinemasë greke, një idhull i këtij kombi por që vërteton dhe më shumë bindjen se shqiptarët në Greqi janë me të vërtet një faktor i rëndësishëm dhe kanë kontribuar në të gjitha fushat e jetës.

Faktin që ajo është arvanitase e konfirmojnë dhe historianët e rëndësishëm të fushës.

Irene Papas arriti të realizonte një karrierë brilante. Ajo ka lindur në 3 shtator 1926 dhe ka luajtur në 70 filma me një karrierë që ka zgjatur më shumë se mbi pesë dekada.

Në biografinë e saj shkruhet se emri i saj i fëmijërisë është Irene Leleku dhe ka lindur në Korinthi, në Greqi dhe babai i saj ka qenë mësues i dramës klasike.

Me një bukuri të pashoqe, me atë portretin e saj të gdhendur si prej dive natyrore ajo do binte në sy të Elia Kazan duke arritur menjëherë famë në Greqi dhe më pas do të zgjidhej si protagoniste në filmat “The Guns Navarone” (1961) dhe “Zorba Greke” (1964), por dhe në filmat e mëdha që u shkruan mbi historitë e famshme greke.

Kështu ajo do luante në filmat “Helen The Ëomen Troje” (1971) së bashku me aktoren e njohur Katharine Hepburn, Clytemnestra në Ifigjenia (1977), dhe pjesët “Eponymous në Antigone” (1961) dhe “Electra” (1962). Papas gjithashtu, u paraqit si Katerina e Aragonit në filmin “Anne of the Thousand Days”, përballë Richard Burton dhe Geneviève Bujold.

Në vitin 1976, ajo luajti në filmin “Mohammad, i Dërguari i Zotit” (e njohur si Mesazhi) në lidhje me origjinën e Islamit dhe mesazhin e Muhammedit.

Duke qenë se karrierën e saj e filloi si këngëtare në vitin 1978, Papas, ka bashkëpunuar me kompozitorin Vangelis, në një interpretim elektronik, të tetë këngëve greke popullore, lëshuar si një rekord të quajtur “Odes”. Ata bashkëpunuan edhe një herë më pas në vitin 1986 për “Rapsodies”, një interpretim elektronik i shtatë himneve bizantine liturgjike.

Në vitin 1982, ajo u shfaq në film “Luani i Shkretëtirës”, së bashku me aktorin e madh Anthony Quinn. Por roli më i madh dhe më i famshëm i tij mbetet ajo e “Odiseut” ku interpretoi përkrah aktorit të njohur shqiptar Bekim Fehmiu.

Me gjithë karrierën e gjatë dhe famën e madhe që fitoi në të gjithë botën Irene asnjëherë nuk fitoi çmimin e lakmuar Oscar, gjë për të cilën ajo shprehet e zhgënjyer.

Thuhet se bindjet e saj ishin komuniste dhe ajo ka qenë anëtare e Partisë Komuniste greke dhe një mike e zjarrtë e kryeministrit Papandreu.

Irene do të mbahet mend në historinë e Greqisë jo vetëm për rolet e saj të skalitura në kinematografinë greke dhe atë botërore por mbi të gjitha dhe për interpretimet e saj të muzikës greke, ku më e famshmja është “Zorba” .

Për sa i përket jetës private thuhet se ajo ishte gruaja e Alkisa Papasit dhe jeton aktualisht në Itali. Aktorja është përfolur dhe për lidhje të saj dashurore me aktorin e madh Marlon Brando./ Beqir Sina, NewYork.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Art Abazi rikthehet me një EP, gjuha e re e muzikës së zemrës
Breaking News

Art Abazi rikthehet me një EP, gjuha e re e muzikës së zemrës

05/02/2026
Dhurata e Shën Valentinit/Oriola Marashi na e bëri shkurtin më të ëmbël…
Breaking News

Dhurata e Shën Valentinit/Oriola Marashi na e bëri shkurtin më të ëmbël…

05/02/2026
Princ Leka dhe Blerta martohen së shpejti?
Breaking News

Princ Leka dhe Blerta martohen së shpejti?

05/02/2026
Një perandori nën presion! Beyoncé dhe Jay-Z në provën më të heshtur të imazhit
Breaking News

Një perandori nën presion! Beyoncé dhe Jay-Z në provën më të heshtur të imazhit

05/02/2026
“Nuk jam xheloze”, gruaja e Mirit flet për marrëdhënien e tij me Selin: Nuk kanë bërë asgjë, pa të ajo s’do arrinte ku është!
Breaking News

“Nuk jam xheloze”, gruaja e Mirit flet për marrëdhënien e tij me Selin: Nuk kanë bërë asgjë, pa të ajo s’do arrinte ku është!

05/02/2026
Angela Martini rikthehet në radarët e TMZ me një set që të lë pa fjalë!
Breaking News

Angela Martini rikthehet në radarët e TMZ me një set që të lë pa fjalë!

05/02/2026
Next Post
“Hakmarrje” drejt fundit, ja çfarë do ndodhë në seritë e mbetura

"Hakmarrje" drejt fundit, ja çfarë do ndodhë në seritë e mbetura








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera