Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!   09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka 09/12/2025
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën 09/12/2025
Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg!  09/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

14 ndryshimet jetësore që të bëjnë të dukesh më e re

19/03/2016
in Jetë
Reading Time: 4 mins read
A A
14 ndryshimet jetësore që të bëjnë të dukesh më e re

Nuk mund ta ndalësh kohën, por mund të bëni diçka që të keni flokë më të hareshme, duar dhe lëkurë më rinore e të tjera. Nuk keni nevojë për operacione plastike apo trajtime të shtrenjta kozmetike. Gjithçka që ju duhet është të studioni shprehitë tuaja të përditshme dhe të bëni disa ndryshime rutinore me qëllim që të dukeni më e re.





Shmangni nxehtësinë

Flokët e vajzërisë kanë shkëlqim dhe lëvizje mirëpo përdorimi i presës së rrafshët apo asaj për dredhime, tharëses së flokëve, mund të bëjnë flokët tuaja pa gjallëri dhe fillesat e sheshta. Bëni që dy ditë të javës mos të përdorni nxehtësi në flokët tuaj, lërini flokët të thahen nga ajri, thjeshtë lejoni që flokët të “pushojnë”.


Aplikoni SPF (faktor të mbrojtjes nga dielli) çdo ditë

Dermatologët sugjerojnë që të mbani SPF çdo ditë që të mbroheni nga kanceri i lëkurës.

SPF 30 është “standardi i artë” që dermatologët rekomandojnë, aplikoni atë çdo ditë duke mos e kursyer.

Përdorni locion për duar

Lëkura në pjesën e prapme të dorës është shumë e hollë, gjë që e bën përshpejtimin e plakjes në krahasim me pjesët e tjera të trupit. Përdorimi i locionit ndihmon shumë, përdoreni ndonjë që edhe mbron nga dielli.

Shmangni nga ushqimet që njollosin dhëmbët tuaj

Dhëmbët e bardhë zakonisht shihen si shenjë e shëndetit të mirë dhe rinisë. Ushqimet e nxehta, të errëta dhe ngjitëse sikurse sos zgare, koka kola, vera e kuqe, kafeja, të gjithë këto janë njollosës të dhëmbëve. Përdor zëvendësime të produkteve të lartpërmendura, për shembull në vend të sosit për zgarë përdor salcë mangoje apo bimë të freskëta.

Ngjyrosni thonjtë

Pjesa e trupit që tregon plakjen nuk është fytyra por duart e juaja. Një truk që i bën të tjerët të mendojnë se jeni më e re është ngjyrosja e thonjve të dorës. Së bashku me stolitë, thonjtë e ngjyrosura ju bëjnë të dukeni më e re dhe shpërqëndrojnë vëmendjen nga pjesët tjera të trupit.

Ushtrohuni rregullisht

Ushtrimet e përmirësojnë qarkullimin e shëndetshëm, gjë që i lejon lëkurës të duket si është më mirë. Kur jeni në formë të mirë fizike dukeni më e re dhe më natyrale. Kjo është një nga arsyet pse duhet të ndani 30 minuta në ditë për ushtrime.

Kujdes me konsumimin e sodiumit

Të hani ushqime me kripë ju bën të mbani më tepër ujë, çka rezulton me pamje më të fryrë, posaçërisht nën sy. Nuk mund t`i shmangeni kripës sepse ajo ndodhet kudo në ushqimin tonë por bëni mirë të matni dhe të kontrolloni nivelet e saja.

Mbani nën kontroll varësinë ndaj smartfonëve

Mbajtja e lakuar e qafës që bëni gjatë shkrimit apo leximit të murit të Fejsbukut, krijon rrudha në pjesën e qafës. Çdo lëvizje që e përsërisim rregullisht, krijon rrudha të përhershme.

Shpëlani gojën në bazë ditore

Shpëlarja ditore e gojës me lëngje speciale, vret bakteret dhe largon pjesët e mbetura ndërmjet dhëmbëve duke pastruar edhe mishin e dhëmbëve. Shpëlani me pije pa alkool, rezultati do të jetë: dhëmbë më të pastra dhe mish më të shëndetshëm të dhëmbëve.

Hani ushqime me nivel të lartë proteinash

Kur dëshironi që flokët tuaja të duken të shëndetshme, duhet të filloni nga baza, dhe kjo do të thotë të hani sasi adekuate të proteinave që do të mirëmbajnë prodhimin normal të flokëve. Shumica e femrave duhet të hanë rreth 46 g proteinë në ditë, shtatzënat, sportistet dhe femrat me foshnjet në gji duhet të hanë më shumë).

Kujdesuni për flokët e lagura

Edhe në qoftë se konsumoni proteina të mjaftueshme dhe i keni shmangur pajisjet e nxehta që dëmtojnë flokët e juaja, por prap keni flokë të holla, pa gjallëri, atëherë shprehitë tuaja pas dushit janë fajtore. Krehja e flokëve të lagura, kur flokët janë më të dobëta, mund të shkaktojë thyerjen dhe dëmtimin e fijeve. Shmanguni nga ky veprim, përdorni krehër me dhëmbë të rralla, të trasha dhe e maja të pamprehura.

Hani “gjelbër”

Perimet janë furçat natyrore për dhëmbë, perimet e pasura me fibra siç janë spinaq, marule, brokoli, ndihmojnë në pastrimin natyral të dhëmbëve. Ngrënia e perimeve e bën më të re fytyrën dhe lëkurën tuaj ndaj duhet të konsumoni sasinë e nevojshme ditore.

Kontrolloni stresin

Stresi nuk ndikon vetëm brenda jush, edhe nga jashtë ai shkakton ndezjen e lëkurës me çka paraqiten puçrra, ekzemë dhe psoriasis. Përkrahja shoqërore luan rol të madh në nivelet e stresit andaj takohuni me miq, konsiderojeni ketë si teknikë relaksimi.

Bëni gjumë të mjaftueshëm

Gjatë gjumit, trupi prodhon më tepër sasi të estrogjenit dhe progesteronit. Kjo gjë ndihmon mekanizmat e ripërteritjes natyrore ndaj edhe dukeni më te freskët kur zgjoheni nga gjumi. Caktoni orar të rreptë të cilit duhet t’i përmbaheni, me qëllim që të bëni gjume mjaftueshëm.

 

Tags: e resekretizakone
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!
Jetë

Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!

23/10/2025
Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure
Jetë

Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure

20/10/2025
Next Post
STOP orëve të vona, ja pse duhet të flemë herët

STOP orëve të vona, ja pse duhet të flemë herët








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera