Kur flasim për elegancë, një emër që nuk del kurrë nga moda është Giorgio Armani. Ai nuk na mësoi vetëm si të vishemi bukur, por edhe si të jetojmë me thjeshtësi dhe klas. Ja disa rregulla të arta që çdo vajzë mund t’i ndjekë:
1. Krijo “uniformën” tënde
Armani këshillonte të kesh disa baza të sigurta që të shpëtojnë gjithmonë: pantallona të errëta, një këmishë të bardhë ose një bluzë mëndafshi, një kostum elegant që shkon për punë dhe për darka.
Bëje më tënden me aksesorë ose ngjyra që të përshtaten.
2. Eleganca është gjithmonë e thjeshtë
Mos e tepro me ngarkesë. “Eleganca nuk është të dukesh, por të mbahesh në mend.” Një fustan i thjeshtë, një palë taka klasike dhe një çantë e vogël mund të të bëjnë të shkëlqesh.
3. Investo në cilësi, jo në sasi
Një pallto klasike, një çantë cilësore dhe një palë këpucë të mira zgjasin vite dhe nuk dalin kurrë nga moda.
4. Komforti është seksi
Armani besonte: nëse nuk ndihesh rehat, nuk dukesh elegante. Zgjidh rroba që përqafojnë trupin pa e shtrënguar.
5. Mos i injoro detajet
Një byzylyk i hollë, një shall i bukur apo një parfum unik janë ato që të veçojnë. Kujdes: nuk ke nevojë për shumë, mjafton një detaj që bie në sy.
6. Ngjyrat neutrale janë baza
E bardha, e zeza, bezha, gri – janë gjithmonë të sigurta. Pastaj mund të shtosh një çantë të kuqe ose këpucë me shkëlqim për ta bërë outfit-in më interesant.
7. Parfumi është kujtim
Një aromë e mirë është po aq e rëndësishme sa edhe veshja. Gjej një parfum që të përfaqëson dhe bëje “firmën” tënde.
8. Mos ndjek verbërisht trendet
Ai gjithmonë theksonte: moda është e përkohshme, stili është i përjetshëm. Zgjidh çfarë shkon me personalitetin tënd.
9. Lëre veshjen të “marrë frymë”
Mos i përdor rrobat një ditë pas tjetrës. Ruaji siç duhet, që të duken të reja përherë.
10. Shkurto listën e “jo-ve”
- Mos përdor shumë bizhuteri njëherësh.
- Mos i mbaj pantallonat shume të ngushta nëse nuk të bëjnë të ndihesh mirë.
- Mos kopjo stilin e dikujt tjetër — bëje tënden.
11. Zgjidh tiparin tënd më të fortë
Nëse ke sy të bukur, theksoji me make up minimal. Nëse ke belin të hollë, zgjedh fustane që e nxjerrin në pah. Eleganca lind nga vetja.
12. Një këmishë e bardhë dhe një çantë klasike
Dy gjëra që nuk dalin kurrë nga moda dhe të shpëtojnë për çdo rast.
13. Thjeshtësia është luks
Sa më pak të mundohesh, aq më natyrale dhe e rafinuar dukesh.
14. Eleganca është qëndrim
“Stili është gjendje e mendjes.” Veshjet janë vetëm shtesa — qëndrimi yt bën diferencën.
Pra, nëse do të sillesh si një “Armani girl”, kujtohu: mos e tepro, investo në bazike cilësore, ndiq komoditetin dhe më e rëndësishmja — bëje stilin tënd personal.








