• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles

Stresi shkakton probleme në shëndet, më të prekura janë femrat

Ushqeheni mirë, por sërish keni probleme me stomakun apo me tretjen?
Prisni, ende mos shkoni tek mjeku, ilaçet mund të mos jenë zgjidhja e këtij problemi.
Sipas një studimi, të kryer nga Universiteti i Briham-it, stresi mund të jetë shkaktari kryesor i problemeve me sistemin e tretjes.
Të gjithë jemi koshientë, se dietat e varfra në vlera ushqyese janë të dëmshme për shëndetin, por sipas një studimi të kryer nga ky universitet, stresi mund të jetë po aq i dëmshëm, sa edhe një dietë e pa ekulibruar.
Por prisni, kjo është e vërtetë vetëm për femrat.

Kërkuesit, kanë marrë në studim një grup të madh me minj, të cilët i vendosën në një regjim ushqimor të pasur me yndyrna.
Mbas 16 javëve, minjtë u vendosën përpara situatave stresante për ta, për 18 ditë radhazi.

Studiuesit e vlerësonin stresin tek minjtë nga mënyra sesi ata lëviznin në një fushë shumë të madhe. Gjithashtu, ata analizuan edhe jashtëqitjen e minjëve gjatë këtyre ditëve, përpara dhe mbas stresit, për të kuptuar sesi ishin ndikuar bakteret e zorrës.
Nga ana tjetër, studiuesit matën nivelin e ankthit duke parë sa shumë dhe ku lëviznin minjtë në një fushë të hapur.
Pas këtij vëzhgimi, ata vunë re një ndryshim të madh në reagim, midis minjve meshkuj dhe atyre femra. Minjtë meshkuj shfaqën më shumë ankth se sa femrat në dietën me yndyrë të lartë, sesa përballë situatave stresante.
Ndërsa për minjtë femra, kur ishin të ekspozuar ndaj stresit, mikroorganizmat që janë jetësore për shëndetin e tretjes dhe metabolizmit – ndryshuan, dhe dukej sikur kishin ngrënë një dietë me yndyrë të lartë.

Si përfundim,ky studim arriti në konkluzionin se mënyra sesi reagojnë mikroorganizmat e zorrës ndaj stresit, mund të jetë arsyeja përse femrat janë më të prekura nga stresi dhe ankthi.