Një grua shqiptare në Itali është nën hetim pasi akuzohet se i ka vjedhur një të moshuare bizhuteri ari me një vlerë prej rreth 15 mijë eurosh. Shqiptarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, punonte në banesën e të moshuarës, në Jesi të Ankonas, ku merrej me punët e shtëpisë, shkruan “Syri.net”. Të shtunën policia mësyu në banesën e shqiptares, ku gjeti edhe disa nga bizhutë e vjedhura.