Milionerët mund të blejnë gjithçka, madje edhe lirinë. Ka shumë çështje gjyqësore ku kriminelët janë dënuar me shumë vite burgim por kanë përfituar ulje të dënimit dhe janë liruar. Për të dënuarit e tjerë këto rregulla nuk zbatohen. Shumë prej milionerëve të cilat kanë kryer krime janë biznesmenë dhe të famshëm. Madje disa prej tyre janë bërë milionerë në mënyrë ilegale. Këta milionerë janë pothuajse të paprekshëm kur vjen puna tek ligji. Në rastet kur ata duhet të vuanin dënimin me vite burgimi, ata kanë jetuar shumë pak ditë brenda mureve të burgut. Nuk po flasim për krime të vogla. Bëhet fjalë për krime si rrëmbim, drogë dhe vrasje.
15. Ryan Levin
Ryan Levin, i njohur ndryshe si “milioneri playboy” po shëtiste me makinën e tij Porsche kur doli jashtë rruge dhe përplasi dy turistë në Britani duke i lënë ata të vdekur. Ai jo vetëm që u largua nga vendi i ngjarjes por e mohoi krimin. Ryan u arrestua dhe u dënua me 10 vjet burgim. Por në vend të kryente dënimin, ai bëri një marrëveshje për pranimin e fajësisë dhe pagoi një dëmshpërblim familjarëve të viktimave.
- Frank Lucas
Frank Lucas ishte bos i drogës dhe gangster i njohur në vitet 1960. Ai kishte një organizatë droge e cila shtrihej nga New York deri në Azi. Ai dërgonte heroinë në Shtetet e Bashkuara duke e fshehur në trupin e ushtarëve të vdekur. Në vend të dënohej me 70 vite burg, ai u dënua me vetëm 5 vite burgim. Lucas ju fut botës së krimit kur nuk gjeti dot punë. Ai filloi të mbijetonte duke plaçkitur dhe vjedhur. Më vonë ai u shpërngul në New York ku u fut në botën e drogës. Frank donte të ishte i pasur si Donald Trump dhe ja arriti duke fituar miliona çdo ditë.
- Nicky Barnes
Barnes njihet si “I Paprekshmi”. Ai kishte një organizatë droge që operonte nga New York në Kanada. Barnes kishte shumë persona që punonin për të, si togerë dhe shpërndarës droge. Nofka e tij si “I Paprekshmi” e ka prejardhjen nga aftësia e tij për t’ju shmangur arrestimit dhe burgimit. Barnes u kap nga policia pas një shpejtësie me makinë që ai bëri për t’ju shmangur atyre. Përfundimisht, ai u arrestua dhe fillimisht u dënua me burgim të përjetshëm. Gjithsesi, pas disa kohësh ai u lirua në 1998.
- Haissam Safetli
Biznesmeni Haissam Safetli u akuzua për një vrasje të ndodhur në 2009. Viktima, Michael McGurk u qëllua dhe u vra në shtëpinë e tij në prani të djalit të tij 9 vjeçar. Safetli bëri marrëveshje me autoritetet dhe u dënua me vetëm 6 vjet burg. Ai lirohet në 2017. Epo të gjithë jemi dakort që kjo është një kohë e shkurtër dënimi për dikë që ka kryer vrasje.
- John Gordon Abbott
Abbott dhe dy burra të tjerë Michael Hennessey dhe Philip Thompson vranë brutalisht Valerie McDonald. Pasi Hennessey u afrua me McDonald, ai I tha asaj se do e bënte aktore në një film. Hennessey e ftoi atë në shtëpinë e tij dhe e drogoi për 10 ditë. Trupi I saj u gjet në 1990 por nuk u identifikua deri në vitin 2000. Asnjëri nga burrat nuk u dënua dhe Abbott u arratis në Kanada pas disa kohësh. Gjithsesi plani I tij I arratisjes nuk funksionoi pasi ai u kap nga policia. Pas 7 vjetësh në burg, Abbott u lirua dhe jeton në Japoni.
- Griselda Blanco
Blanco njihej si gangsterja më e famshme e industrisë së drogës rreth viteve 1970 dhe 1980. Kur ajo ishte 11 vjeç kishte probleme me personalitetin. Blanco vrau një fëmijë duke e qëlluar në ballë. Pas disa vitesh ajo I detyronte burrat të përfshiheshin në aktivitete seksuale me të. Gjithashtu besohet se ajo ka vrarë 3 burra. Hera e fundit që ajo u pa, ishte viti 2007.
- Joaquin Loera
Joaquin njihet ndryshe si Mbreti Kristalit dhe El Kapo. Ai është një nga njerëzit më të pasur në botë. Pasuria e tij u rrit kur u bë shpërndarës droge në Meksiko. Ai nuk është thjesht një shpërndarës droge por është shpërndarësi më I fuqishëm në botë. Joaquin është I paprekshëm dhe ai është tallur me autoritetet pasi vrau dy oficerë. Ai I la një mesazh policisë: “Ju kurrë nuk do e kapni El Kapon, as priftërinjtë, as qeveria”. Ai është akoma në kërkim.
- Pablo Escobar
Ai jetonte dikur në varfëri dhe përfundoi si bilioner. Pablo Escobar njihet si njeriu më I fuqishëm në botë. Gjatë operacionit të tij të drogës, punëtorët e tij arritën të kalonin kontrabantë 15 ton kokainë çdo ditë. Revista Forbes e quajti atë si njeriun më të pasur të botës në vitin 1989 dhe pasuria e tij shkonte 25 bilion. Ai gjithashtu kontrollonte 80 % të kokainës në botë.
- Paul Lir Alexander
Alexander bëri një shumë parash të frikshme duke kontrabanduar kokainë. Ai u bë partner me qeverinë për ti asgjësuar shpërndarësit e tjerë. Alexander u bë shpërndarësi I vetëm në vendin e tij dhe pas kësaj u zhvendos në Brazil. Ai u kap në Shtetet e Bashkuara dhe u dënua me 12 vjet burgim. Në 2005, u kthye në Brazil ku u dënua me 24 vjet burg. Gjithsesi ai e përfitoi lirinë në 2011 duke pranuar të punonte. Por Alexander e la vendin e punës dhe u arratis. Ai postoi një status në Facebook: “Lol ju s’më gjeni dot!”
- Zhenli Ye Gon
Gon bënte pjesë gjithashtu në shpërndarjen e drogës por ai nuk I fitoi paratë në rrugë. Ai u bë I pasur duke shitur pseudoephedrine. Ai kishte mundësi ta gjente këtë lloj droge sepse ishte shefi ekzekutiv I një kompanie farmaceutike. Gon sillte drogën nga Kina në Meksikë. Problemet e tij ligjore filluan kur u konfiskuan 200 milion dollar të aseteve të tij. Akuzat ndaj tij janë akoma pezull. Kur asetet e tij u konfiskuan, Gon nuk e vrau shumë mendjen sepse financat e tij përfshinin shuma të mëdha të fshehura në Hong Kong, Meksikë dhe Europë.
- Freeway Ricky Ross
Pasuria e Ross shkon deri në 600 milion dollarë të cilat kanë ardhur nga shpërndarja dhe kontrabandimi I drogërave në Los Angeles. Në 1996 ai u kap duke blerë 200 paund drogë. Në vend të merrte një denim të rëndë, Ross u dënua me pak vite burgim dhe I lirua në 2009. Ai gjithashtu ka shkruar një libër për jetën e tij I cili u publikua në 2014.
- Al Capone
Al Capone është emri më I njohur në botë por edhe shumë filma janë bazuar tek ai. Pasuria e Al Capone shkonte deri në 1 bilion dollar. Ai njihej si gangsteri më I pamëshirshëm në Sh.B.A. Al Capone u përfshi në industrinë e drogës në moshë të vogël. Ai shkoi në Çikago ku u arrestua për evasion fiskal. Ai u dënua me 11 vite burg por vuajti vetëm 8 vite. Al Capone vdiq nga një arrest kardiak.
- Amado Carrillo Fuentes
Gjatë jetës së tij, ai ishte mbreti më I pasur dhe më I fuqishëm I drogës. Ai kishte gjithçka, që nga avionët privatë luksozë deri tek vendet ku fshihte bilionat. Familja e tij ishte e përfshirë në tregtinë e drogës. Ai ngjiti shkallët duke u bërë distributor I kokainës në Meksikë. Për shpërndarjen e drogës, ai përdori 27 avionë Boeing. Fuentes gjithashtu ekzekutoi Juarez Cartel në 1993. Për ti shpëtuar autoriteteve, ai bëri ndërhyrje kirurgjikale. Në 1997, ai iu nënshtrua një operacioni që I mori jetën. Shprehja e tij ishte: “Nëse vdes, askush nuk më ka vrarë. I vetmi person që mund të vrasë Amado Carrillo është Amado Carrillo.”
2. Khun Sa
Ai nuk ishte vetëm njeriu më I pasur në Burma, Azi, ai ishte edhe më I rrezikshmi. Pasi ndërtoi perandorinë e tij të drogës, ai u njoh me emrin Mbreti Opium. Në mes të viteve 90’, Khun Sa ishte përgjegjës për kontrabandimin e 90% të heroines në New York. Edhe pse Shtetet e Bashkuara u përpoqën për ta kapur, ata nuk e futën dot në burg dhe as nuk e ekstraduan. Ai vdiq në 2007.
1. Emile Hirsch
Emile është aktor I njohur. Në 2015 , ai sulmoi fizikisht një pjesëtar të kompanisë filmike Paramount Pictures duke e asfiksuar atë. Nuk dihet arsyeja pse ai e bëri këtë dhe vetë Emile deklaron në lidhje me këtë ngjarje se nuk e mban mend. Ai u dënua me 5 vite burg por u lirua me kusht dhe pagoi dëmshpërblim.