Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nuk ndalen sherret në BBV, Ilir Vrenozi kërcënon Juxhin Plovishtin 24/12/2025
Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon 24/12/2025
“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh 24/12/2025
Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën! 24/12/2025
Çfarë po ndodh? Einxhel nuk ndjek më miqtë e ngushtë në Instagram dhe të gjithë po pyesin: Pse? 24/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

17-vjeçarja nga Cërriku zë vendin e dytë në botë për shpikjen e saj

25/05/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A

Esli Belshi është renditur e dyta në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve me shpikjen e “dorës robot”.

Si nisi iniciativa, çfarë vlere ka shpikja, kujt ja dedikon, mesazhi për bashkëmoshatarët dhe perspektiva e shkencëtares sonë të ardhshme, shkruan infoelbasani.al.





Zakonisht ndodh që, pasi ke përfunduar studimet, të merresh me shkencë dhe shpikje. Por nuk ka ndodhur kështu me një 17 vjeçare nga Cërriku. Tek ajo është zbuluar herët ngacmimi për të prodhuar diçka të dobishme për shoqërinë. Dhe gjithçka duket se ka nisur nga një histori reale, ngjarje që shpesh i  kanë nxitur shkencëtarët që të shpikin gjërat e mëdha…

Ajo quhet Esli Belshi. Vjen nga një familje me vlera qytetare, të emancipuar dhe arsimuar. I ati është mjek i njohur (Kastriot Belshi) dhe nëna e saj mësuese dhe drejtuese në arsim,(Mimoza Belshi ).


Esli ka shkëlqyer në mësime në 9 vjeçare e tani vazhdon studimet në kolegjin “Mehmet Akif” ndër më të mirët në Shqipëri.

Ndërthurja e teorisë me praktikën, nxitja e prirjeve në procesin mësimor duket se ka dhënë frytet e veta dhe tani kur ajo është ende 17 vjeçe, emri i saj regjistrohet ndër shpikëset më të famshme në botë.

Nxënësja nga Cërriku e paraqiti projektin e saj Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve I-SWEEEP “Konkursi Shkencor Ndërkombëtar në Fushën e Energjisë, Inxhinierisë dhe Mjedisit”, i cili u zhvillua në Qendrën “Gorge Brown” të shtetit Houston, në Texas/SHBA.

Në  këtë konkurs morën pjesë 564 nxënës dhe 300 mësues , ku u prezantuan 385 projektet më të mira nga 62 vende të ndryshme të botës.

Shqipëria u përfaqësua nga Esli Belshi nxënëse e Kolegjit Turk “Mehmet Akif”  në degën inxhinieri, me projektin “Një dorë robot”. Aktiviteti u përmbyll me një ceremoni madhështore, ku u bënë vlerësimet për projektet më të mira dhe u ndanë medalje dhe çmime të ndryshme. Projekti i prezantuar nga Esli Belshi u vlerësua nga juria me medalje argjendi, ndërsa “North Amerikan University” i ofroj asaj një bursë studimi.

Projekti bazohet në risitë në zhvillimin e elektronikës dhe qëllimi ka qenë prezantimi i një projekti të thjeshtë, që nëpërmjet një mikroçipi, dora e dëmtuar të komandohet me anë të zërit.

Demonstrimi fillestar ka qenë hapja dhe mbyllja e dorës me anë të komandës zanore. Më pas do të kalohet në komandimin e secilit gisht veçmas.

Esli shprehet se këtë çmim ja dedikon gjyshit të saj i cili e ka shtyrë në punën kërkimore.

Ajo tregon emocionet e veçanta gjatë marrjes së çmimit dhe thotë se në momentet kur ka ngritur flamurin e ka harruar veten, por ka menduar për gjithë Shqipërinë.

Të ardhmen e sheh në punën kërkimore në studime që pritet ti vazhdojë në universitetet më të njohura të botës të cilët nuk kanë munguar ti dërgojnë ftesa që tani.

Esli përbën një shembull frymëzimi. Njëkohësisht ajo është vazhduese e gjeneratës së shkencëtarëve shqiptarë që tashmë kanë bërë emër në Amerikë dhe në mbarë rruzullin.

 

Intervista: Të ndihmosh njerëzit  qëndron përtej të qenit dikush

Të befason e të mrekullon njëkohësisht logjika e kësaj 17 vjeçareje. Shprehja e saj “ Të ndihmosh njerëzit qëndron përtej të qenit dikush”, zotëron një fuqi shprehëse që tejkalon shpikjen e saj.  Është pikërisht kjo që në fakt i mungon botës sonë që rend e stresuar vetëm brenda interesave të ngushta të saj.

Si ju lindi ideja për këtë projekt?

Idenë e mora rastësisht. Ishte një rast aktual i dikujt që kishte probleme me gjymtyrët e sipërme. Më ngacmoi ideja që ta bëj edhe këtë kategori që të ndjehet si të tjerët. Dhe ju përvesha punës.

Si u përzgjodhët

Ishte një konkurs që mund të aplikoje edhe me anë të internetit. Por Shqipëria u përfaqësua me fituesit e ASEFF-it që është një konkus kombëtar për projekte shkencore. Unë u përzgjodha bashkë me dy djem nga Shkodra.

Çfarë vlerësoi juria tek projekti juaj?

U pëlqye si ide dhe si një projekt i bukur. U demonstrua konkretisht me komandë zanore para jurisë. Ata mbetën shumë të kënaqur. Mendoj se çelsi i suksesit ishte të bazoheshe në zbulime të thjeshta për gjëra të vështira. Dhe mendoj se këtë vlerësuan më shumë.

Si mendon do gjejë aplikime?

Projekti im ishte prototip dhe sigurisht që ka nevojë që të përmirësohet. Por aplikimi mendoj se i përket së ardhmes jo shumë të afërt. Projekti bazohet në thjeshtësinë që të mos shkaktojë as dhimbje dhe as lodhje dhe të jetë i aplikueshëm edhe nga njerëz që nuk kanë njohuri elektronike dhe që të jetë i komandueshëm. Gjithashtu edhe më i lirë për tu prodhuar dhe për tu blerë në treg. Sipas kësaj pajisje, njerëzit nuk kanë nevojë që të kenë kontakte muskulore por të komandohet me zë.

Ku e gjen më shumë veten në degët e shkencës?

Mund të the se e gjej veten në pjesën e elektronikës. Përderisa isha e suksesshme këtu mendoj të qëndroj në këtë fushë. Por jam mirë edhe në degë të tjera.

Ju bënë oferta pas këtij çmimi?

Po. Pas çmimit më bëri menjëherë ftesë një universitet në Amerikë. Por nuk do nxitohem. Do të përzgjedh.

Do vazhdosh studimet në këtë fushë? Do perfeksionohesh në këtë disiplinë? Do perfeksionohesh

Po do vazhdoj.

Cilat janë synimet e tua në jetë?

Mjafton të kem një punë. Suksesi për mua nuk është edhe aq i rëndësishëm.

Do kemi një shkencëtare në të ardhmen?

Do ja lë kohës

A keni një model nga ku udhëhiqeni në jetë?

Nga njerëz të famshëm jo brenda familjes po. Modeli për mua është gjyshi im Lulo Hoxha. Ai madje më shtyu që të ndërmerrja projektin. Edhe gjyshi tjetër. Prindërit më kanë qëndruar pranë dhe kanë ndihmuar që të realizoj synimet e mia.

Si u ndjeve kur fituat çmimin?

Ishte e papërshkrueshme. Një krenari më vete.  Në atë moment harrova që isha individualisht. Ishte diçka shumë e madhe.

Ke ndonjë mesazh për bashkëmoshatarët e tu?

Të ndihmosh njerëzit  qëndron përtej të qenit dikush.

Tags: esli belshishpikjevend i dyte ne bote
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nuk ndalen sherret në BBV, Ilir Vrenozi kërcënon Juxhin Plovishtin
Breaking News

Nuk ndalen sherret në BBV, Ilir Vrenozi kërcënon Juxhin Plovishtin

24/12/2025
Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon
Breaking News

Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon

24/12/2025
“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh
Breaking News

“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh

24/12/2025
Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën!
Breaking News

Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën!

24/12/2025
Çfarë po ndodh? Einxhel nuk ndjek më miqtë e ngushtë në Instagram dhe të gjithë po pyesin: Pse?
Breaking News

Çfarë po ndodh? Einxhel nuk ndjek më miqtë e ngushtë në Instagram dhe të gjithë po pyesin: Pse?

24/12/2025
Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori!
Breaking News

Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori!

23/12/2025
Next Post
Ja ëndrrat më të zakonshme dhe interpretimi i tyre

Ja ëndrrat më të zakonshme dhe interpretimi i tyre








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera