Muzika është ushqimi i shpirtit. Në tinguj, melodi, vargje që përjetësojnë kujtimet, gjejmë strehën që na përfaqëson, atë në të cilën jemi vetvetja. E në strehën e dashurisë, kujtimeve, humbjes, rikthimit, së bukurës, asaj që mbetet në përgjithmonën tonë, tingujt i krijon Shpat Deda. Një zë që të bën të lundrosh në shkëndija e së shkuarës, të shijosh panoramën e së tashmes dhe të ndezësh dritat e së ardhmes. Teksa në tingujt e muzikës së tij të duket sikur jeton në një ëndërr, realiteti troket dhe numërimi mbrapsht për një supersurprizë ka nisur.
Një koncert autorial “Udhëtim në fjalë e tinguj” me Shpat Dedën. Nëpër rrugicat e dashurisë, së ndjenjave, nëpër një udhëtim që të mbush shpirtin.
Mbështetur nga Bashkia e Tiranës dhe me partner mediatik Top Channel, më 19-20 maj, ëndrra bëhet realitet në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë. Prej 4 muajsh tashmë “dream team” e përbërë nga mjeshtri Visar Kuçi, producenti muzikor Tomor Kuçi, dhe nën drejtimin kreativ dhe produksionit të Lura Elezi, punon pa rreshtur për të sjellë këtë koncert kaq unik në kryeqytet.
Asnjë udhëtim nuk bëhet më i paharrueshëm se ai përmes fjalëve, tingujve, ai përmes poezisë, kitarës, udhëtim në urën e dashurisë…
Biletat mund t’i gjeni në vivere.al









