Dy serialet shumë të ndjekur “Kudo bashkë” dhe “Shtëpia ime, fati im”, janë drejt fundit. Sesi do të jetë fundi i tyre na mbetet ta mësojmë gjatë ditëve në vazhdim e përkatësisht “Kudo bashkë” do të përfundojë në 6 korrik ndërsa “Shtëpia ime, fati im” në 9 korrik. Në vend të tyre do të nisin dy seriale të tjera “Dashuria është në ajër” dhe “Nehir”.
“Dashuria është në ajër” do të nisë nga 7 korriku e do të transmetohet në 16:05. Ky serial dramë-romancë tregon historinë e Edës dhe Serkanit që shkruajnë një pakt, pa e ditur se do të bien në dashuri. Në këtë serial luajnë aktorët Hande Erçel dhe Kerem Bursin.
“Nehir” do të nisë nga 12 korriku e do të transmetohet në orën 18:20. Seriali tregon historinë e Nehires dhe Nazëm, të cilët fati i lidh, por paraqitja e jashtme do të bëhet një pengesë. Në këtë serial luan aktorja e “Luleve të vetmuara”, Biran Damla Yilmaz.