Me postimin e fundit në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur Yllka Kuqi ka zgjedhur t’i urojë fjalët më të ëmbla partnerit të saj në 20-vjetorin e lidhjes së tyre. Me një foto të vajzës në krahë, Yllka ka shkruar: “Prej 28.10.2000 bashkë. 20 vjetori nuk ka mundur të duket më mirë se kështu. Dashuri”.
Miqtë dhe ndjekësit e Yllkës kanë lënë një sërë komentesh duke e komplimentuar çiftin për 20-vjetorin e tyre. Kujtojmë se këngëtarja dhë partneri i saj u bënë prindër për herë të parë vetëm disa muaj më parë dhe gjatë kësaj kohe kanë zgjedhur të vazhdojnë jetesën në Kanada./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CG5LsYtnAeZ/








