2018 shënon 20-vjetorin e një prej festivaleve më të suksesshëm në vendin tonë, atë të “Kënga Magjike”. E teksa jemi në pritje për të zbuluar fituesin e madh të këtij viti, Revista Who ju sjell në vëmendje fituesit e 19 viteve të shkuara, që me këngët e tyre lanë gjurmë në historinë e muzikës shqiptare.
1999- Elsa Lila, Vetëm një fjalë.
E kush nuk e mban mend këngën më të bukur të Elsa Lilës? “Vetëm një fjalë dhe ndalet loti…Vetëm një fjalë dhe jeta rifillon”.
2000- Irma dhe Eranda Libohova, Një mijë ëndrra.
S’mund ta keni harruar kurrsesi refrenin hit të kësaj kënge: “Mirmëngjes i them pasqyrës, nje makiazh të lehtë fytyrës. Në udhëkryq tani unë jam, 1000 ëndrra i kam”.
2001- Rovena Dilo dhe Pirro Çako. Për një çast më ndali zemra.
Akoma kjo këngë është kaq e dashur për publikun. Mjafton një notë nga pjesa e fillimit të saj dhe ashtu papritur të kujtohet i gjithë teksti. “Për një çast, më ndali zemra, s’ishe ti….Shpirtin sonte, ma trazove përsëri. Më kujtohet, sa shumë prisja, që të ndjeja erën tënde, kthehu, dhe një herë të të shihja.”
https://www.youtube.com/watch?v=itXXedQnArg
2002- Mira Konçi, E pathëna fjalë.
Edhe e ëmbla Mira Konçi ka rrëmbyer një nga trofetë e këtij festivali. “Do ekzistoj sa e pafund kjo histori, por diçka nuk do të thuhet kurrë nga ne të dy….E pathëna fjalë e fundit Lamtumirë”.
2003- Ema Bytyci, Ku je ti.
Me siguri e keni harruar që dhe Ema ka qenë një ndër fitueset më të përfolura të “Kënga Magjike”. “Ti ke mallkimin tim për ditët që do vijnë, ke dëshirën time deri ne harrim ku je ti, ku je ti ku je ti qe s’njohe kurrë gëzim. Ti”.
2004- Irma Libohova, Prapë tek ty do vij.
Në këtë edicion Irma rrëmbeu për herë të dytë çmimin e parë, kësaj here solo. Të gjithë këndojmë edhe sot pjesë nga teksti “Prapë tek ti do vij, pëshpëris do vij do vij, e dorën do ta shtri, e dua prekjen tënde’. (Kënga nuk gjendet në ‘Youtube’).
2005- Genta Ismajli, Nuk dua tjetër.
Të gjithë kemi kërcyer e kënduar këtë edicion të festivalit kur Genta shkundi skenën me këngën “Nuk dua tjetër”. “Unë të dua se je ti, pa ty mbeta vetëm, dhe pse vuaj hiq sma ndin, Jo nuk dua tjetër”.
https://www.youtube.com/watch?v=TqgBA4w-QPI
2006- Armend Rexhepagiqi, Kur dashuria vdes.
Në 2006 Armendi drithëroi gjithë shikuesit e “Kënga Magjike” më tekstin dedikuar një dashurie të mbaruar tashmë. Këngëtari kosovar arriti të rrëmbente çmimin e parë. “Me kilometra e kilometra autostrada vetmie unë ecë e ecë, dielli po ngrihet bien borë e zezë kur dashuria vdes. Me kilometra e kilometra, shekuj vetmie të mbledhur janë në një thes, kur ne dy koka bashkë mbi nënkresë, kur dashuria vdes.”
https://www.youtube.com/watch?v=LSDS6wScdI8
2007- Aurela Gaçe, Hape veten.
2007 ishte viti i Aurelës. Këngëtarja u shpall si më e preferuara e të gjithëve me këngën “Hape veten”, e cila edhe sot pëlqehet shumë. “Hape veten ti, dhe dashuro jetën, vijme në këtë botë vetëm, hape veten ti kur humb një dashuri, nuk kthehet perseri…”.
https://www.youtube.com/watch?v=LTKzqyMVFYo
2008- Jonida Maliqi, Njëri nga ata.
Teksti i këngës fituese të Jonidës rrëmbeu zemrat e të gjithëve për mesazhin e fortë që u dha. “Me zemërthyer forcen kam, me xhepa zbrasur e pasur jam me kenge kur ndjej. Heyyyaaaa unë nën jelek vec zemren kam ata që s’kanë mjerë nëna për ta nuk dua të jem njeri nga ata”.
2009-Eliza Hoxha & Rosela Gjylbegu, Rruga e zemrës.
Ky vit i përket një dueti femëror siç ishte ai i Elizës dhe Roselës. Kënga brenda pak kohësh u bë hit.
“Ti beso… në fuqinë e zemrës tënde dhe mos harro se për vete ti vendos. Drejt vazhdo(drejt vazhdo) dhe atëherë kur ti rrezohesh, mos ndalo asnjëherë, as kur jeta te dëshpëron” .
2010- Juliana Pasa dhe Luiz Ejlli, Sa e shite zemrën.
Edhe këtë vit çmimi i parë i shkoi një dueti. Kësaj here Juliana dhe Luizi triumfuan me baladën “Sa e shite zemrën”. “Jo nuk ka gjithmonë vetëm ditë me shi ka dhe ditë me diell kur nuk je më ti. Kush shpëton i gjallë, bëhet më i fortë tani”.
https://www.youtube.com/watch?v=OiNE57K-yRc
2011- Redon Makashi, Më lër të fle.
Balada e ndjerë dedikuar dashurisë së humbur nga Redon Makashi u rendit e para në këtë edicion. “Bëj të shtrihem dhe gjumi nuk më zë… Bëj të ngrihem papritur takoj atë… E përshëndes, i them si je? Ajo më shtrëngon dorën buzëqesh… Thotë nuk të lë sonte të flesh..”.
2012- Alban Skënderaj, Refuzoj.
Ishte pjesëmarrja e tij e parë në këtë festival dhe menjëherë arriti të triumfonte me baladën “Refuzoj”. “Dhe refuzoj mendjen ta ndaj….Lotët djegin zjarr në sy, por s’mund të qaj….Përse s’të gjej, përse s’të gjej….Universin e sfidoj edhe më tej, të kërkoj, por nuk të gjej… ty nuk të gjej”.
https://www.youtube.com/watch?v=oZYMpCE8b1U
2013- Besa, Tatuazh në zemër.
Edhe Besa ka një vend të sajin në listën e fituesve të “Kënga Magjike”. “Tatuazh në zemër”, me një teskt të thjeshtë dhe shumë ritmike, kënga hyri shpejt në zemrat e publikut dhe kolegëve. “Unë për ty e fal dhe jetën…..Se ti je tatuazh në zemër…Je i vetmi që unë kam…Forca që më mban…Në shpirt si një titan”.
2014- Aurela Gace dhe Young Zerka, Pa kontroll.
Një duet mjaft energjik u shpall triumfues në vitin 2014, duke e bërë kështu Aurelën të fitonte për herë të dytë këtë festival. “Aj, aj aj! O Aj aj aj! Më kontroll për mu nuk ka! O Aj aj aj! Vetja vetëm më nuk mban! O më nuk mban! Aj aj aj! O Aj aj aj! Më kontroll për mu nuk ka! O Aj aj aj! Vetja vetëm më nuk mban! O më nuk mban”.
2015- Aurela Gace, Akoma Jo.
Edhe këtë vit fitorja shkoi drejt Aurelës. Tërësisht ndryshe, me një baladë të ndjerë dedikuar dashurisë, këngëtarja shënoi kështu fitoren e tretë. “Akoma jo, akoma jo….Të përshpëris mos u largo….Akoma jo, akoma jo….Ta jap unë veten, a të mjafton?”.
2016- Rozana Radi, Ma thuaj ti.
Kënga e Rozanës, tematika e së cilës ishte trajtimi i femrës në shoqërinë shqiptare, pushtoi zemrat e të gjithëve që në debutimin e parë të saj. “Ma thuaj ti sa vlen tani kjo jetë për mua…Thuaja ti fëmijës tonë që nuk ju dua…Thuaja ti sa shumë unë ty të kam duruar, Thuaja ti…”.
2017- Anxhela Peristeri, E çmendur.
Anxhela Peristeri është fituesja e fundit e festivalit “Kënga Magjike”. Balada e saj “ E çmendur” u rendit si më e pëlqyera e kolegëve. “Jam e çmendur per ty. (S’mund të jemi të dy) E çmendur për ty (S’mund te jemi te dy) E gjithë bota më thotë jo. Veten tënde ti s’e do. E verbër pas teje unë shkoj”.