Këngëtarja Ronela Hajati ka triumfuar në festivalin “Netët e Klipit Shqiptar” që u mbajt mbrëmë në Ulqin të Malit të Zi.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka falënderuar fansat, duke bërë të ditur se “TQR” ishte kënga fituese. Ajo ka arritur të marrë 6 çmime gjithsej në festival.
“‘TQR’ fitoi videon më e mirë në të gjitha komponentët dhe unë jam zyrtarisht fituese e edicionit të 20-të në ‘Netët e Klipit Shqiptar. Edhe pse shiu nuk na la rehat ky është një moment i lezetshëm me kupat e mia. Faleminderit nga zemra”, ka shkruar ajo.








