Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
  BREAKING NEWS
Bora nuk e sheh dasmën të rëndësishme, por Donaldi e ka me qejf dhe zbulon planet! 11/12/2023
Java nis me lajme të mira nga horoskopi, por vetëm këto shenja do kenë pak fare kujdes! 11/12/2023
Valbona Selimllarit nuk i pëlqen imitimi në “Portokalli” dhe pikë! 10/12/2023
Vetëm 6 muaj pasi u nda nga jeta, fëmijët e Berluskonit nisin shitjen e pronave! 10/12/2023
Adele: Njerëzit kanë frikë nga unë, por nuk bëj negociata për atë që dua të bëj në jetë! 10/12/2023
Para
Pas

Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking News

20 vjet ‘Top Albania Radio’, Erion Ylli: Asgjë nuk e ndali Tanin të besonte tek ëndrra e tij plot ngjyra e pasion

14/02/2018
në Breaking News, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
20 vjet ‘Top Albania Radio’, Erion Ylli: Asgjë nuk e ndali Tanin të besonte tek ëndrra e tij plot ngjyra e pasion

20 vite më parë është themeluar një nga radiot më me emër në Shqipëri ‘Top Albania Radio’. Për gjithë stafin e radios 14 shkurti është një ditë e madhe dhe të gjithë me urime të ndryshme kanë treguar diçka më shumë për dashurinë e tyre të madhe, radion. Po urimi më i veçantë dhe që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është ai i ish zëvendësdrejtorit të ‘Top Channel’, Erion Ylli.



“20 vjet më parë Dritan Hoxha nuk mendonte si shumë njerëz, që të ikte nga Shqipëria. Ai kishte vendosur që e ardhmja e tij dhe familjes së tij të ishte këtu. Në jetë po vinte Top Albania Radio dhe vajza e tij e 3-të e pagëzuar me emrin Redia, nën muzën e krijesës së tij mediatike. Mes miqsh, shumica gazetarë të njohur të kohës, 20 vite shkuar, Tani diskutonte në “Bar West” idetë e tij. Kishte projektuar gjithçka. Top Albania Radio ishte gati dhe nga virtualiteti po shndërrohej në realitet. Nuk ishte thjeshtë një radio, ishte një vizion, një epokë e re që po lindte. Ishte një kohë kur gjithçka ishte si bardhë e zi e plot skepticizëm. Por kjo nuk e ndalte Tanin të besonte te ëndrra e tij plot ngjyra e pasion. Ishte si një centrifugë, energjia e jashtëzakonshme e Tanit, që rrëmbeu brenda saj ata që ai i shihte si bashkërrugëtarët e kësaj ëndrre. Radioja e Tanit, duhet të ishte unike, duhet të ishte një model, më e mira dhe e pakonkurrueshme. Fati deshi të isha bashkëudhetar në këtë rrugëtim të mrekullueshëm dhe të papërsëritshëm, falë mundësisë që Tani krijoi për shumëkënd prej nesh. Tashmë ishim bërë pjesë e një revolucioni të pandalshëm. I besonim çdo hapi të tij, çdo vendimi, çdo nisme dhe projekti që ndërmerrte. Ai e vendoste dhe e bënte. Për Tanin nuk kishte “jo”, nuk kishte “nuk bëhet” apo “nuk mundemi”. Ai iu dha besim njerëzve dhe krijoi besim tek ata. Top Albania Radio ishte pikënisja e një kantieri të madh mediatik, të cilin Tani e ideoi dhe realizoi sipas mënyrës së tij. Ai ishte UNIK! Nuk u ndal, nuk u thye dhe nuk u tremb kurrë nga sfidat. Forca e tij kishte në themel të saj ndershmërinë, pasionin e besimin. Ishte një LIDER I LINDUR . Nuhaste e zgjidhte të duhurit dhe atë që duhej, në kohën e duhur. Dinte të motivonte e të krijonte skuadër. Dinte kur të ishte kritik, autoritar, por njëherësh edhe njerëzor. Me bashkëpunëtorët ndante çdo çast profesional, emocion e sukses personal njëlloj si në një familje të madhe. Ai krijoi një perandori mediatike, që vijon të ekzistojë falë themeleve të tij. Sa shumë krenari, kujtime e gëzime na ke dhuruar. Gëzuar 20 Vjetorin Top Albania Radio! FALEMINDERIT TANI! THE SHOW MUST GO ON!” e ka mbyllur urimin e tij Erion Ylli. /revistawho.com





Etiketa: 20 vjetErion YlliTop Albania Radiourim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Bora nuk e sheh dasmën të rëndësishme, por Donaldi e ka me qejf dhe zbulon planet!
Breaking News

Bora nuk e sheh dasmën të rëndësishme, por Donaldi e ka me qejf dhe zbulon planet!

11/12/2023
Valbona Selimllarit nuk i pëlqen imitimi në “Portokalli” dhe pikë!
Breaking News

Valbona Selimllarit nuk i pëlqen imitimi në “Portokalli” dhe pikë!

10/12/2023
Vetëm 6 muaj pasi u nda nga jeta, fëmijët e Berluskonit nisin shitjen e pronave!
Breaking News

Vetëm 6 muaj pasi u nda nga jeta, fëmijët e Berluskonit nisin shitjen e pronave!

10/12/2023
Adele: Njerëzit kanë frikë nga unë, por nuk bëj negociata për atë që dua të bëj në jetë!
Breaking News

Adele: Njerëzit kanë frikë nga unë, por nuk bëj negociata për atë që dua të bëj në jetë!

10/12/2023
Po kërkon shtëpinë e ëndrrave? Linda Kora ka gjetur zgjidhjen për ty!
Breaking News

Po kërkon shtëpinë e ëndrrave? Linda Kora ka gjetur zgjidhjen për ty!

10/12/2023
Taylor Swift akuzon Kim Kardashian se e ka shkatërruar psikologjikisht!
Breaking News

Taylor Swift akuzon Kim Kardashian se e ka shkatërruar psikologjikisht!

10/12/2023
Para
Valbona Selimllari merr dhuratën më të veçantë për ‘Shën Valentin’

Valbona Selimllari merr dhuratën më të veçantë për 'Shën Valentin'





TË FUNDIT

Bora nuk e sheh dasmën të rëndësishme, por Donaldi e ka me qejf dhe zbulon planet!

Bora nuk e sheh dasmën të rëndësishme, por Donaldi e ka me qejf dhe zbulon planet!

11/12/2023
Biseda për Dashin, takim për Binjakët, horoskopi sot për të gjitha shenjat është super!

Java nis me lajme të mira nga horoskopi, por vetëm këto shenja do kenë pak fare kujdes!

11/12/2023
Valbona Selimllarit nuk i pëlqen imitimi në “Portokalli” dhe pikë!

Valbona Selimllarit nuk i pëlqen imitimi në “Portokalli” dhe pikë!

10/12/2023
Vetëm 6 muaj pasi u nda nga jeta, fëmijët e Berluskonit nisin shitjen e pronave!

Vetëm 6 muaj pasi u nda nga jeta, fëmijët e Berluskonit nisin shitjen e pronave!

10/12/2023
Adele: Njerëzit kanë frikë nga unë, por nuk bëj negociata për atë që dua të bëj në jetë!

Adele: Njerëzit kanë frikë nga unë, por nuk bëj negociata për atë që dua të bëj në jetë!

10/12/2023

MË TË LEXUARAT

  • “Mjaft e shitët veten kaq lirë”, mes aludimeve për ndarjen nga Olsi, Egli Tako reagoi (ashpër) për herë të parë!

    “Mjaft e shitët veten kaq lirë”, mes aludimeve për ndarjen nga Olsi, Egli Tako reagoi (ashpër) për herë të parë!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • EKSKLUZIVE/ Kiara dhe Luizi, prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e fëmijës!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Do apo nuk do nuk qëndron dot larg Shakirës, Pique fotografohet në Miami

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Është zyrtare, Ledri dhe Sara nuk janë më bashkë!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ja kush do të këndojë në dasmën e Kleas dhe Elgitit!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera