Era Istrefi tashmë është një emër i njohur në të gjithë botën. Kënga e saj ‘Bonbon’ u kthye shumë shpejt në një hit internacional, duke u bërë e para këngë shqiptare që arrin më shumë se gjysmë miliard klikime në ‘Youtube’. Pas suksesit të këngës, për Erën u hapën edhe dyert e një karriere ndërkombëtare. Si fillim ajo nënshkroi kontratë më një nga shtëpitë më të mëdha muzikore në botë dhe tani renditet në listë me artistët më me influencë. Në muajin korrik këngëtarja na bëri të gjithëve krenarë me performancën e saj në “Botëror 2018” ku këndoi përkrahë Nicky Jam dhe Will Smith.
Mirëpo sukseset e Erës në arenën ndërkombëtare nuk kanë fund dhe këngëtarja shqiptare po na bën sërish krenarë. Ajo është nominuar në çmimet “BreakTudo Awards 2018” në kategorinë e “Artisiti i ri ndërkombëtar”, ku marrin pjesë shumë emra të njohur të muzikës.
Konkurrimi i Erës në këtë kategori është bërë publik edhe në faqen zyrtare të këtij kompeticioni, ku njoftohet se votimet zgjasin deri në datën 15 tetor./revistawho.com