Këtë verë mund ta quajmë padyshim verën e bashkëpunimeve. Artistët shqiptarë bashkuan forcat dhe na sollën këngë ritmike që u kthyen menjëherë në hite. “Panorama”, “Zhytem”, “Aman”, “Parajsa ime”, janë vetëm disa nga këngët bashkëpunim që u publikuan këtë verë. Por cila prej tyre gjeneroi më shumë klikime në Youtube? Mesa duket kënga më e dëgjuar këtë verë ka qenë “PP”, nga Kida dhe Mozzik. Ky projekt ka arritur 25 milion shikime në Youtube. Pas tij vjen “Panorama”, nga Xhensila dhe Ardiani, projekt i cili ka kapur shifrën e gati 20 milion shikimeve. Gjithashtu mbi 10 milion shikime kanë gjeneruar edhe këngët “DMP” nga Capital T dhe Ledri, “Zhytem” nga Majk dhe Ghetto Geasy, “Parajsa ime” nga Elgit Doda dhe Alban Skënderaj apo “Aman” nga Dafina, Ledri dhe Lumi B.