Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $ 12/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde! 12/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Kryesore

2024-a e ëmbël! Këto janë bebat që erdhën në jetë këtë vit

27/12/2024
in Breaking News, Kryesore, Vetëm në WHO
Reading Time: 4 mins read
A A
2024-a e ëmbël! Këto janë bebat që erdhën në jetë këtë vit

2024 mund ta quajmë padyshim një vit të ëmbël, aq shumë bebusha kanë ardhur në jetë. Por në listën tonë mund të përfshijmë vetëm bebushat e personazheve të njohur të ekranit, të cilët 2024-a u fali dhuratën më të bukur të jetës.





E nisim me Greta Koçin, e cila u bë nënë për herë të parë në janar të këtij viti. Këngëtarja solli në jetë një djalë. “Sot u bekova me nje djale. Asnje sukses dhe arritje ne jeten time nuk u krahasoka me kete moment. Eshte dita me e bukur e jetes sime! Faleminderit Zotit dhe te gjithe ekipit mjekesor ne Amsterdam”, shkruante Greta ditën kur vendosi ta ndante lajmin e bukur me publikun.


Po në janar, u bë baba për herë të parë edhe opinionisti i njohur i Big Brother VIP, Arbër Hajdari. Arbri dhe partnerja e tij Vlera i kanë vendosur vajzës emrin Raina. “Të dashur miq! Zoti na bekoi dje, duke më bëre mua baba dhe Vlerën, nënë të një vajze. Për këtë, falenderojmë Zotin dhe i kërkojmë që vajza jonë, të ketë jetë të gjatë, shëndet e risk në jetë. Uroj dhe lutem që çdo shqiptar të jetojë në harmoni, begati, i rrethuar nga dashuria e familjes”, shkruan Arbri bashkangjitur fotografisë teksa mban në krahë vogëlushen.

Dhe meqë jemi tek Big Brother VIP, fituesi Luiz Ejlli dhe banorja shumë e komentuar Kiara Tito u bënë prindër për herë të parë në prill të këtij viti. Kiara solli në jetë një vajzë të cilën çifti e pagëzuan me emrin Luna. “Unë shpreha një dëshirë dhe ajo u bë realitet”, shprehej Kiara në fillim të këtij viti pas ardhjes në jetë të vogëlushes.

Në muajin prill erdhi në jetë edhe një tjetër bebush. Olta Boka u bë nënë për herë të dytë. Këngëtarja solli në jetë një djalë, me emrin e veçantë Brel. ”Ishte nate vere, kur nga qielli ra nje yll dhe motra jote bertiti me te madhe- “Zoti me tha qe mami ka nje vella te barku” dhe sot familjes tone te vogel ju shtua nje bekim qe na i jep kuptim te tjera dimensioneve! Faleminderit qe zgjodhe te jem mami yt o shpirt i shpirtit tim. Zemra ime sot rreh dyfish”- shkruante Olta.

Edhe moderatorja e njohur Katerina Trungu u bë nënë për herë të dytë këtë vit. Në maj ajo solli në jetë një djalë duke e bërë me vëllaçko djalin e madh. Katerina dhe bashkëshorti i saj i vendosën djalit të dytë emrin Darti.

Këngëtari i njohur, Landi Hysi gjithashtu e bëri me vëlla djalin e tij. Landi u  bë baba për herë të dytë në maj të këtij viti. Bashkëshortja e tij, Eva Ago solli në jetë një djalë, me emrin e veçantë Eloi.

Një vëllaçko i dhuroi djalit të saj Amar edhe Olta Gixhari, një nga banoret më të spikatura të Big Brother VIP 2. Olta solli në jetë një djalë në qershor të këtij viti. Aktorja dhe bashkëshorti i saj, Dori e pagëzuan djalin me emrin Zeo.

Modelja e njohur Heidi Lushtaku u bë gjithashtu nënë për herë të dytë në qershor të këtij viti. Heidi solli në jetë një djalë nga martesa me futbollistin Merih Demiral. Çifti janë prindër të dy djemve.

Një tjetër çift shumë i njohur Ueda dhe Arlind nga “Love Island Albania” u bënë prindër për herë të parë në verën e këtij viti. Ueda solli në jetë një vajzë me emrin Amea.

Screenshot

Më 13 shtator shtator, në jetë erdhi Aster Hysa. Evi Reçi dhe Kledi Hysa u bënë prindër për herë të parë. Mëngjesi i shtatorit i gjeti me një mrekulli të vogël në duar.

Gjithashtu edhe Mikela Pupa u bë nënë e një vajze muajin e kaluar. Aura mban emrin vogëlushja që i dha kuptim jetës së Mikelës dhe partnerit të saj Diklos. “Zot faleminderit qe i dhe kuptim jetës sime. Një krijese kaq e vogël që ta ngre shpirtin peshe, të dua e vogla ime Aura”, shprehet Mikela.

Kurse muaji dhjetor bëri të lumtur Sarën dhe Bardhin, çiftin që u njoh në Big Brother VIP e sot kanë krijuar familjen e tyre të bukur. Sara solli në jetë një vajzë me emrin e veçantë Nea.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!
Breaking News

Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!

12/02/2026
Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!
Breaking News

Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!

12/02/2026
Next Post
Dua Lipa zyrtarisht e fejuar!

Dua Lipa zyrtarisht e fejuar!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera