Mbrëmjen e sotme, Jonida Maliqi ka qenë e ftuar në emisionin e Ermal Mamaqit, ‘Xing me Ermalin’. Ashtu siç jemi mësuar të shohim në çdo puntatë, edhe këtë herë nuk mund të mungonin pyetjet e tij thumbuese dhe humoristike. Gjatë intervistës, moderatori e ka pyetur Jonidën në lidhje me divorcin, si dhe për cilësitë që duhet të ketë një mashkull për të qenë pranë saj. “E di që do të dukem klishe, por mua më intereson më shumë shpirti i tij”, është shprehur këngëtarja, duke zbuluar se gjërat materiale për të nuk kanë rëndësi. Gjatë emisionit ka pasur shumë të qeshura, pasi Jonida dhe Ermali kanë shkëmbyer gjatë gjithë kohës shaka me njëri-tjetrin. Kujtojmë se së shpejti, Jonida do performojë në skenën e ‘Eurovisionit’ dhe deri tani kënga ‘Ktheju Tokës’ duket e suksesshme, pasi ka marrë shumë komente pozitive./revistawho.com