Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË! 18/12/2025
U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës 18/12/2025
Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati 18/12/2025
Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida! 18/12/2025
Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm! 18/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

22 edicione TIFF, çfarë rezervon këtë vit festivali i filmit!

05/09/2024
in Breaking News, Jetë
Reading Time: 4 mins read
A A
22 edicione TIFF, çfarë rezervon këtë vit festivali i filmit!

 





Edicioni i 22-të i Tirana International Film Festival – Oscar® & European Film Awards qualifying
do të mbahet nga data 22-28 shtator 2024. Filmi më i mirë i shkurtër do të kualifikohet për Çmimet Oscars® 2025 si dhe European Film Awards 2024. Filmat studentorë të përzgjedhur zyrtarisht në TIFF kanë të drejtë të konkurrojnë për Çmimet Student Academy® (SAA). TIFF është gjithashtu që prej vitit 2013 pjesë e 110 festivaleve më të rëndësishme në botë, që ndiqen me vëmendje të posaçme online, por edhe fizikisht nga HFPA – Hollywood Foreign Press Associations. Programi Ditor i TIFF kombinon mbi 200 premiera të filmave në konkurim në të gjitha kategoritë dhe zhanret. Kalendari i këtij viti është pasuruar me një program special ekskluziv:

RetrospectTIFF
Homazh për një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave Marcello Mastroianni. Në
100 vjetorin e lindjes së tij do të shfaqim një program special me 4 filma:
§ 8 e Mezzo by Federico Fellini
§ La Dolce Vita by Federico Fellini
§ Che ora è by Ettore Scola
§ Io, Io, Io e gli Altri by Alessandro Blasetti


TIFF CLASSICS
Premiera botërore e filmit të mirënjohur KAPEDANI të restauruar në 4K do të ketë shfaqjen
e vet ekskluzive gjatë TIFF në kinema Millenium. Komedia më e suksesshme e kinematografisë
shqiptare mbetet akoma një referencë për të gjithë brezat.

FOCUS
o Kosova’s Young Film Talents – program special me filmat e shkurtër nga studentët më
të shquar të Fakultetit të Arteve, dega Regji filmi gjatë 4 viteve të fundit si dhe
studentët Master, program i cili sapo u prezantua në Festivalin e Kanës 2024.

INDUSTRY EVENTS

o SCREENPLAY ContesTIFF synon të vlerësojë nga prodhuesit dhe distributorët tanë partnerë skenarin më të mirë dhe të mundshëm për t’u prodhuar prej tyre me shanset më të mëdha për t’u shpërndarë me sukses në festivalet më të njohura ndërkombëtare të filmave të shkurtër. Partnerët tanë kanë nominuar 10 skenarë për Pitching dhe në Ceremoninë e Ndarjes së Çmimeve, 28 shtator 2024 do t’i shpërblejnë skenarët fitues me Distribution Award dhe
mundësinë e nënshkrimit të një kontrate prodhimi ose shpërndarjeje me fituesit.

 

SPECIAL SCREENINGS
Rrjeti i Festivaleve në Rajonin e Adriatikut
Tirana International Film Festival është tani pjesë e Rrjetit të Festivaleve në Rajonin e Adriatikut, që është programi i përbashkët i tre festivaleve themelues – Festivali i Filmit në Sarajevë (BiH), Festivali i Filmit Auteur (Serbi) dhe Festivali i Filmit në Zagreb (Kroaci) me anëtarë të asociuar Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Lubjanë (Slloveni) Festivali i Filmit Vëllezërit Manaki (Maqedonia e Veriut) dhe ambasadorët e Çmimit të Audiencës
Adriatik, Festivali i Filmit Herceg Novi (Mali i Zi) dhe Festivali i Filmit Pesaro (Itali). Secili nga tetë festivalet mban një program special të përbashkët, ndërsa filmat më të mirë do të zgjidhen nga publiku në të pesë vendet. Duke numëruar votat e audiencës, filmi më i mirë do të nderohet me çmimin e publikut Adriatik, që i jepet fituesit në
Festivalin e Filmit Autor në Beograd.

 

• KIDs Program
Është program i përvitshëm i dedikuar për fëmijë nga 5-10 dhe 11+ vjeç me rreth 30 filma të
shkurtër. Salla “Tonin Harapi” e Liceut Artistik do të jetë në dispozicion të këtij programi ku
fituesit do të dalin nga votat e fëmijëve. Këtë vit ky program do të pasurohet me një seksion të veçantë të quajtur TEENs, me filma narativë krijuar enkas për këtë moshë delikate.
• PANORAMA
me seksionet tematike dhe alternative si GENERATIONs, NEW WORLD, DIVERGENT MINDs,
PARADE, Reflecting Albania dhe për herë të parë do të sjellim një program me filma të
krijuar me AI shoqëruar me diskutime e debate rreth kësaj alternative të re audiovizuale.
• COMPETITION & JURIES
Konkurimi zyrtar konsiston në filmat e metrazhit të gjatë:
Feature, PerspecTIFF, Documentary dhe
Short Films: Live Action, Animation, Documentary, Video Art & Experimental, Students,
Balkan shorts si dhe In ALBANIAn.
Këto kategori do të vlerësohen nga 6 juri ndërkombëtare të formuara nga personalitete të
industrisë kinematografike, si:
Hu Wei, regjisor (Kinë, Francë – AMPAS member), Mónica Santos, regjisore (Portugali –
AMPAS member), Goran Gocić, kritik, studiues (Serbi), Thanasis Neofotistos, regjisor
(Greqi), Rouzbeh Rashidi, regjisor (Iran, Irlandë), Hazir Sh. Haziri, regjisor (Kosova), Tonia
Mishiali, regjisore (Qipro), Goce Cvetanovski, regjisor (Maqedoni e Veriut), Otilia Babara,
regjisore (Moldova), Anja Dihrberg-Siebler, Casting director (Gjermani), Sofia Georgovassili,
regjisore (Greqi), Ardit Sadiku, regjisor (Shqipëri), Bruno Carnide, regjisor, drejtor festivali
filmi (Portugali), Adam Selo, distributor, (Itali).
Për herë të tretë seksioni PANORAMA do të jetë në konkurim dhe juria do të jetë e përbërë
nga përfaqësues të partnerëve tanë institucionalë dhe mediatikë. Gjithashtu, këtë vit, për herë të parë, do të krijojmë një juri speciale të formuar ngamstudentë të Universitetit të Arteve, të cilët përveç vlerësimit të filmave të zgjedhur në kompeticionin zyrtar do të jenë aktivë pas çdo seance filmike në kinema me Q&A, duke
nxitur kështu mendimin kritik tek kineastët e rinj dhe iu dhënë mundësinë për t’u njohur e
bashkëpunuar me regjisorët dhe producentët e huaj pjesëmarrës në TIFF.

• OPENING
Ceremonia Galà e Hapjes do të organizohet në kinema Millenium. Pas koktejlit dhe
surprizave të këndshme për të ftuarit, programi do të vazhdojë me premierën kombëtare të
filmit ……. (TBD së shpejti). Pas filmit do të shtrohet një banket i pasur me ushqime e pije tradicionale si dhe live music. Ceremonia e ndarjes së Çmimeve do të mbahet në 28 shtator, ora 19:00 në kinema
Millenium.

• VENUES
Filmat dhe eventet e këtij edicioni do të shfaqen në kinema Millenium, Qendra e Artit
AGIMI, Open Air kinema Millenium, salla “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik “Jordan Misja”,
kinema Maks Velo si dhe online për ndjekësit e shumtë në Shqipëri dhe në botë.
• SUBMISSIONS & SELECTIONS
Deri tani kemi rreth 3700 filma dhe 67 skenarë, që aplikuan këtë vit nga 115 vende të botës.
• INFO
Të gjithë ju që dëshironi të ndiqni eventet dhe premierat kombëtare të edicionit të 22 të
Tirana International Film Festival 2024 jeni të lutur të plotësoni formularin te
ACCREDITATION: http://tiranafilmfest.org/accreditation
Për më shumë informacion rreth edicionit të 22-të të Tirana International Film Festival 2024
mund të na vizitoni në faqen tonë web: tiranafilmfest.org, me më shumë detaje rreth
Programit, Jurive, Awards dhe Press Kit.
• SOCIALS
o facebook.com/TiranaFilmFest
o instagram.com/tiranafilmfest
o twitter@TiranaFilmFest
o youtube.com/user/TiranaFilmFestival1
o vimeo.com/ tiranafilmfest
o linkedin.com/ company/17960

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË!
Breaking News

Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË!

18/12/2025
U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës
Breaking News

U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës

18/12/2025
Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati
Breaking News

Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati

18/12/2025
Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida!
Breaking News

Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida!

18/12/2025
Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm!
Breaking News

Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm!

18/12/2025
Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë
Breaking News

Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë

17/12/2025
Next Post
Katy Perry: Burri im lan enët, unë e shpërblej

Katy Perry: Burri im lan enët, unë e shpërblej








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera