Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Pse nuk duhet të hamë asnjëherë pas orës 7 të darkës

07/07/2019
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Pse nuk duhet të hamë asnjëherë pas orës 7 të darkës

DC730F Retro alarm clock over white. Huge size photo


Ngrënia natën vonë po vë miliona njerëz në rrezik për t’u prekur nga ataku në zemër dhe goditjet në tru, paralajmërojnë ekspertët.





Ekspertët e zemrës rekomandojnë që të mos hani asnjëherë brenda dy orëve para se të flini. Tek një person i shëndetshëm, tensioni i gjakut bie me të paktën 10% kur shkon të flejë.

Ndërsa rezultatet e një studimi të kryer tek më shumë se 700 persona me tension të lartë të gjakut treguan se ngrënia brenda dy orëve para orarit të gjumit bënte që nivelet e tensionit të mbeteshin të larta. Ekspertët mendojnë se kjo ndodh sepse pas ngrënies fillon të rritet niveli i hormoneve të stresit, ndërkohë që trupi duhet të fillojë të pushojë. Personat që hanë vonë janë tre herë më të rrezikuar të preken nga sëmundjet e zemrës, thonë hulumtuesit shkencorë turq. Gjatë prezantimit të rezultateve të studimit në kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë, në Romë, hulumtuesja shkencore Ebru Özpelit u shpreh: “Nëse hamë natën vonë, trupi vazhdon të qëndrojë vigjilent po ashtu si gjatë ditës, ndërkohë që duhet të qetësohet për t’u bërë gati për gjumë”.


Hormonet e stresit bëjnë që tensioni i gjakut mos të bie gjatë gjumit, që normalisht duhet të ndodh. Dr Özpelit, nga Universiteti “Dokuz Eylül” në Turqi, monitoroi mbi 700 pacientë të diagnostikuar me tension të lartë të gjakut, të moshës rreth 53 vjeç. Ajo zbuloi se personat që hanin zakonisht dy orë para se të flinin kishin tension të lartë të gjakut gjatë gjithë natës. Personat me tension të lartë të gjakut, apo hipertension, janë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, dhe nëse tensioni nuk bie gjatë natës, rreziku është akoma më i lartë.

Studime të mëparshme kanë treguar se ngrënia herët e darkës ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit, ul nivelet e sheqerit në gjak dhe ndihmon për të djegur më shumë kalori.

Burimi: shendeti.com.al

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Next Post
Bixhoz me dashurinë/ Anika mëson kush është babai i saj, ja ç’do ndodhë këtë javë

Bixhoz me dashurinë/ Anika mëson kush është babai i saj, ja ç’do ndodhë këtë javë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera