Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it 11/12/2025
Loredana e ndiqka “BBVK” dhe nuk mund të rrinte pa e bërë këtë koment!  11/12/2025
Shqiptarja që u shpall Miss Finlanda humbet kurorën, shkak fotoja skandaloze në Snapchat 11/12/2025
Gruaja serbe publikon foton e radhës: Cila është marrdhënia e saj me banorin e BBVK? 11/12/2025
Vajza e Fjolla Morinës publikon mesazhet dhe porosinë e çuditshme para hyrjes në BBVK!  11/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

25 fakte interesante për Hillary Clinton

21/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
25 fakte interesante për Hillary Clinton

Ish Sekretarja e SHBA, aktualisht kandidate për Presidente, Hillary Clinton, ka ndarë 25 fakte deri diku argëtues mbi jetën e saj, për revistën amerikane US Weekly.





1.Më pëlqejnë mezet e lehta me speca djegës dhe vendos salsë djegëse në gjithçka.
2.Jam një njeri që i studioj deri në imtësi politikat, ndonëse ky është një sekret që e kam ruajtur keq.
3.Kam takuar Martin Luther King  kur isha 14 vjeç. Ministri i Kishës sonë na mori për ta dëgjuar të fliste dhe unë arrita t’i shtrëngoj dorën.
4.Nuk arrij dot kurrë të këndoj një melodi. Mësuesja ime e korit më kërkonte që vetëm të lëvizja gojën. Dikur i këndoja time bije, Chelsea, kur ishte bebe, deri kur ajo tha: “No sing Mommy, no sing” (“Jo këngë, mami, jo këngë”). Miqtë e mi nuk e besojnë që kam kënduar në një nga emisionet e Saturday Night Live.
5.Bill Clintoni më propozoi dy herë, përpara se të thoja po.
6.Unë isha Senatore e SHBA për Nju Jorkun kur ndodhi 11 shtatori, dhe ende ndiej detyrimin për të siguruar që, personat që shkuan të parët për të dhënë ndihmë, të marrin trajtimin mjekësor që meritojnë.
7.Si Sekretare Shteti, kam shkuar në 112 vende dhe kam udhëtuar 956 733 milje. (Po, dikush i numëroi!)
8.Babai im, Hugh Rodham, ishte biznesmen i vogël. Ai prodhonte copa për perde. Ne të gjithë e ndihmonim.
9.Mes ndalesave të fushatës dhe dokumenteve informues që më sjellin, si dhe copëzave të lajmeve, më pëlqen të pushoj dhe të lexoj romanet e mi misteriozë.
10.Kur isha vajzë e re, i kam shkruajtur NASA-s që ta pyesja nëse mund të bëhesha astronaute. Ata më kthyen një letër, me shumë mirësjellje, ku më thoshin se nuk pranojnë vajza.
11.Cokollata është dobësia ime… ashtu si edhe peshqit e verdhë.
12.Mamaja ime, Dorothy Rodham, ishte demokrate dhe babai im, Hugh Rodham, ishte republikan. Kështu që, në cdo palë zgjedhje, ata “eleminonin” votën e njëri-tjetrit.
13.Unë jam, dhe do të jem gjithmonë, një tifoze e Beatles. Po kështu, më pëlqen vërtetë shumë Adele.
14.Një prej gjërave që më pëlqejnë më shumë nga fushata janë historitë personale që njerëzit ndajnë me mua. Disa prej tyre ma thyejnë zemrën. Disa janë frymëzuese. Unë mësoj nga të gjitha. Eshtë vërtetë e rëndësishme për mua, që të mësoj në vetë të parë atë që ndodh në jetët e njerëzve.
15.Kur jam në Nju Jork, udhëtoj me një furgon të madh. Ka sedilje të mëdha dhe të rehatshme dhe një pajisje reale për energji elektrike. Fushatën e nisa duke shkuar me të deri në Ajoua.
16.Puna ime e parë jashtë shkolle ishte me Fondin e Mbrojtjes së Fëmijëve. Nuk doja të futesha në një kompani të madhe. Doja të isha avokate për fëmijët e varfër. Të punosh për t’u dhënë fëmijëve një shans më të mirë për të ardhmen, ky ka qenë fokusi im që atëherë.
17.Billi dhe unë pëlqejmë të dalim në shëtitje të gjata me dy qentë tanë, Maisie dhe Tally. Ishim në një nga këto shëtitje, kur presidenti Obama më telefonoi dhe më kërkoi të bëhem Sekretare Shteti.
18.Pyetja që më bënin më shpesh kur isha jashtë vendit ishte: “Si mund të punosh për njeriun që të mundi?” Përse e bëra? Sepse kur presidenti yt të kërkon të shërbesh, thuaj po. Nuk mund të isha më e kënaqur.
19.Mamaja ime më thoshte gjithmonë: “Të gjithë rrëzohen. Ajo që ka rëndësi është që të ngrihesh dhe të vazhdosh të ecësh”. Këshilla më e mirë që kam marrë ndonjëherë.
20.Ja një gjë që nuk do të habisë askënd: Prej vitesh i kam lyer flokët.
21.Dikur kisha një punë, ku prisja salmon në një fabrikë konservimi në Alaskë. Ishte po aq e bukur sa dhe tingëllon.
22.Një prej gjërave që kam mësuar në fushatë është se sa serioz është bërë problemi i abuzimit me substancat në vendin tonë. Jam e vendosur të merrem.
23.Unë bëj joga. Jo aq sa duhet.
24.Qëndroj në kontakt me shumë njerëz nga të gjithë pjesët e jetës sime, dhe takohem sa më shpesh që mundem. Kohët e fundit, teksa isha në Chicago, takova Betsy Ebeling, shoqja ime më e ngushtë kur u rritëm në Park Ridge, Illinois.
25.Unë jam mbesa e një punëtori mulliri. Dhe gjyshja e Charlotte, (18 muajshe), që është mbesa më e përsosur në botë. /gazetaekspres


Tags: 25 te pathenaHillary Clinton
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it
Breaking News

Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it

11/12/2025
Loredana e ndiqka “BBVK” dhe nuk mund të rrinte pa e bërë këtë koment! 
Breaking News

Loredana e ndiqka “BBVK” dhe nuk mund të rrinte pa e bërë këtë koment! 

11/12/2025
Shqiptarja që u shpall Miss Finlanda humbet kurorën, shkak fotoja skandaloze në Snapchat
Breaking News

Shqiptarja që u shpall Miss Finlanda humbet kurorën, shkak fotoja skandaloze në Snapchat

11/12/2025
Gruaja serbe publikon foton e radhës: Cila është marrdhënia e saj me banorin e BBVK?
Breaking News

Gruaja serbe publikon foton e radhës: Cila është marrdhënia e saj me banorin e BBVK?

11/12/2025
Vajza e Fjolla Morinës publikon mesazhet dhe porosinë e çuditshme para hyrjes në BBVK! 
Breaking News

Vajza e Fjolla Morinës publikon mesazhet dhe porosinë e çuditshme para hyrjes në BBVK! 

11/12/2025
Dua në muzikë, motra e saj në aktrim, familja Lipa nuk ndalet!
Breaking News

Dua në muzikë, motra e saj në aktrim, familja Lipa nuk ndalet!

11/12/2025
Next Post
Zajmina Vasjari nën hetim, zbuloni arsyen

Zajmina Vasjari nën hetim, zbuloni arsyen








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera