David Beckham dhe Victoria, kanë zgjedhur ta festojnë publikisht dashurinë e tyre. Ish-futbollisti 47-vjeçar, me rastin e Shën Valentinit, ka treguar dashurinë për Victorian, përmes një postimi romantik në “Instagram”.
“Gëzuar Shën Valentinin për Shën Valentinin tim. Ne Të duam ty”, shkruan ai krahas fotos.
Nga ana tjetër Victoria ka postuar dy foto në llogarinë personale në Instagram, duke përqafuar bashkëshortin e saj të dashur dhe ka shkruar: “26 vite më vonë, ai është ende Shën Valentini im. Te dua shume”.
Çifti u njohën në vitin 1997 në një ndeshje futbolli dhe që atëherë janë të pandarë dhe shumë të dashuruar. Ata u martuan në vitin 1999 në kështjellën Luttrellstown jashtë Dublinit dhe kanë së bashku 4 fëmijë, tre djem dhe një vajzë.









