Ami dhe David Masin, çifti që jeton në Colorado, kanë 33 vjetë diferencё nga njëri-tjetri. Ata nuk e kanë problem këtë diferencë moshe dhe e tregojnë nëpër rrjetet e tyre sociale se sa të lumtur janë përsa i përket jetës seksuale. “Seksi me një 60 vjeçar është i mahnitshëm dhe më ka ndryshuar jetën, dhe ne jemi të hapur me lidhjen tonë. David dhe unë jemi shumë krenarë me lidhjen tonë, ne kemi një jetë të mahnitshme seksuale prandaj dhe kemi vendosur t’i ndihmojmë të gjithë njerzit në botë”, është shprehur 27 vjeçarja. Në një kanal në “YouTube” ata flasin me fansat e tyre për tema nga më të ndryshmet, duke filluar nga madhësia e penisit të Davidit, e deri te përdorimi i Viagrës. /Gazeta Express