Reperi 2po2 ka treguar shpesh ndjeshmëri sa i takon zhvillimeve politive dhe sociale jo vetëm në Kosovë por në të gjitha trojet shqiptare.Këngëtari i Hip Hop, i cili gjatë kësaj vere solli këngën “Koh qe lujna” ka reaguar ashpër përmes llogarisë së tij në instagram.
Ngjarjet e fundit në Kosovë kanë bërë që reperi të shkruajë se, “Njerëzit i kanë falur jetën Kosovës dhe i’u është dukur pak”.
2 Po 2 vazhdon të shprehet se është i lodhur me këta politikanë hipokritë që po i bëjnë njerëzit të urrejnë vendin e tyre.
“Turp”, përfundon statusin këngëtari, i cili është mbështetur sigurisht nga shumë fansa që e kanë vlerësuar për reagimin.
http://instagram.com/p/82mI9KQsp7/