Ajola Xoxa është regjisorja e videoklipit më të ri të publikuar nga reperi i njohur Noizy. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi, ndërsa për prapaskenat ka folur Ajola me anë të një postimi në ‘Instagram’. “3 e mëngjesit… Korrik 2018, pas përfundimit të xhirimeve për ‘Parku i Lojërave’”,-ka shkruar ajo. Të punosh dhe në muajt e fundit të pritjes së ëmbël nuk është aspak e lehtë, por Ajola mesa duket ja ka dalë.
“Parku i Lojërave” është projekti me i ri i prezantuar nga Noizy dhe reperi Ghali. Kjo këngë fitoi vëmendje të veçantë për zgjedhjen e bërë për videoklipin dhe mesazhin e fortë që përcjell./revistawho.com