Ditën e sotme, e ftuar speciale tek “Rudina”, ka qenë gazetarja dhe spikerja e njohur Enita Mema. Së bashku me të ishte edhe djali i saj 7-vjeçar, Daniel. Teksa u kthye pak kohë pas, Enita kujtoi një moment mjaft të vështirë gjatë kohës së karantinës. Ajo duhet të dilte nga shtëpia për shkak të profesionit të saj dhe prandaj mendoi që ishte më mirë që djali të jetonte me babain e vet dhe kështu u detyrua mos ta takonte për 3 javë.
Enita Mema: Ajo ishte periudhë shumë e vështirë për të gjithë ne. Ne e perjetonim çdo ditë edhe këtu sepse e ishim njerëzit e paktë që kishin mundësinë të dilnim dhe të qarkullonin dhe të vazhdonim rutinën e përditshme, në njëfarë mënyre. Paniku në gjendjen e parë të karantinës ishte i madh tek kushdo dhe kjo gjendja psikologjike ndikoi në mënyrë vendimtare. Jo se rreziku i virusit ka rënë apo është reduktuar, por impakti i parë është gjithmonë shumë i vështirë për t’u përballuar edhe nga ana psikologjike. Kështu që përballë kësaj gjëjë mendova që kjo do ishte zgjidhja më e mirë për djalin dhe ne qëndruam 3 javë pa u parë. Unë kam vajtur vetëm një mbrëmje, i çova çantën për të bërë detyrat tek babi i vet. Edhe djali ishte me maskë, me doreza, i mbështjellë, doja ta prekja dhe nuk e prekja dot. Unë brenda në makinë, ky jashtë, vetëm i lashë çantën dhe nuk u takuam dot. Kur u largua tek dera vetëm rrinte dhe ma bënte me dorë, derisa unë u largova. Ka qenë shumë prekëse. Unë e vuajta, pavarësisht se para djalit nuk e jepja veten, domethënë kur komunikonim me telefon apo me Video Call, e vetmja mënyrë komunikimi për të gjithë banorët e tokës besoj në atë periudhë”, tregoi gazetarja. Më tej ajo foli edhe për momentin kur e takoi djalin sërish dhe ishte pikërisht në ditën e saj të lindjes.
“Shkova e mora unë atë ditë, isha dhe në punë, deri mbasdite që mbarova lajmet, mbarova edicionin e orës 7 e 30. Shkova më pas ta merrja dhe ai nuk ka rreshtur: O ma edhe sa do të vish? Po të pres, o ma. Kur mbërrita aty doli menjëherë. Ishte emocion i jashtëzakonshëm, unë nuk ngopesha duke e puthur, por prapë me pak frikë. Shkuam në shtëpi, u lamë, u dezinfektuam dhe pastaj vetëm u përqafuam në shtëpi”, u shpreh Enita.








