Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy

19/12/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy

Këngëtarja shqiptare Enisa ka prekur ndjekësit e saj me një rrëfim të sinqertë pas një periudhe tepër të vështirë shëndetësore, e cila e mbajti larg jetës normale për disa javë.





Artistja ka zbuluar se fundi i këtij viti ishte larg asaj që kishte imagjinuar, pasi u përball me një gjendje të rënduar gripale që e la pa fuqi dhe e detyroi të qëndronte e izoluar. Ajo e përshkruan këtë përvojë si një nga momentet më të errëta që ka kaluar, ku mendimet për të mos ia dalë nuk munguan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Enisa ndan reflektime të thella mbi shëndetin, frikën dhe mirënjohjen për jetën, duke theksuar se kjo periudhë i ndryshoi tërësisht këndvështrimin mbi atë që ka vërtet rëndësi.


“Jashtë për herë të parë pas 3 javëve më të këqija të jetës sime! Kam parë tmerr me gripin A (i njohur edhe si varianti më i keq i gripit). Shumë ditë mendova se nuk do t’ia dilja, ishte shumë keq, por kisha Zotin në krah. Jeta është e frikshme kur e vetmja lëvizje që mund të bësh për javë të tëra është nga krevati në divan, por më ndryshoi këndvështrimin në gjithçka. Kur nuk ke shëndetin, asgjë tjetër s’ka rëndësi. Më kujtohet kur gjithë çfarë i thosha vetes ishte që dua vetëm të jem sërish e shëndetshme. Çfarë mënyre e papritur për të mbyllur vitin. Jam shumë mirënjohëse për këtë jetë dhe dua t’i marr më të mirën. Faleminderit kujtdo që më kontaktoi, i kam lexuar të gjitha mesazhet tuaja dhe ju vlerësoj shumë! Mezi pres që të vijë 2026!”, shkruan Enisa në “Instagram”.

Këngëtarja, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk është hera e parë që përballet me situata të rrezikshme për shëndetin. Kujtojmë se në gusht të vitit 2023, ajo ishte e përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik, kur një mjet që lëvizte me shpejtësi të lartë u përplas me makinën ku ndodhej.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York
Breaking News

Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York

05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Next Post
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”

Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: "Do të ndodhin për herë të parë..."








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera