Lëkura është organi më i madh në trupin tonë dhe në të njëjtën kohë edhe më i ndjeshmi. Për të pasur një lëkurë të shëndetshme është shumë e rëndësishme kujdesi që tregojmë ndaj saj. Ka shumë produkte natyrale që mund të bëjnë mrekulli me lëkurën tuaj. Më poshtë do të gjeni tre lloje bimësh që do u ndihmojnë shumë për problemet që mund të keni me lëkurën.
Aloe Vera- Është një nga bimët më të zakonshme që mbahet në shtëpi. Kjo bimë mund të qetësojë dhimbjet e djegies nga dielli, irritimet, të trajtojë aknet dhe tharjen e lëkurës.
Rozmarina – Ndihmon për të hidratuar lëkurën.
Livando – Është shumë e njohur për aromën e saj, e cila ndihmon për të përmirësuar humorin dhe cilësinë e gjumit. Megjithatë shumë pak e dinë që kjo bimë u ndihmon për të shëruar plagët, për të reduktuar irritimet e lëkurës, eliminuar zbokthin dhe ndihmon në forcimin e flokëve. /revistawho.com